Elena, rusja që kërkonte drejtësi për çeçenët
Ajo nuk kërkoi asgjë më shumë se drejtësi. Drejtësi për djemtë e vrarë, për vajzat e përdhunuara, për fëmijët jetimë, vejushat e prindërit e vetmuar të një vendi që pa ferrin, të Çeçenisë. Natalia kishte një zyrë të vogël në kryeqytetin Grozni prej së cilës drejtonte me kurajë dhe e vetme fushatën që kishte për qëllim të nxirrte para përgjegjësisë qeverinë çeçene që mbështetet nga Kremlini. Dhomat e zyrës së saj ishin gjithmonë të mbushura me viktima të regjimit, njerëz të cilëve Natalia u dhuronte paqen e një nëne dhe devotshmërinë e palodhur për çështjen e tyre, pa marrë parasysh rrezikun dhe vështirësitë e panumërta. "Për ne ajo ishte si një shkëmb", rrëfen një çeçene që ishte rrahur publikisht nga ushtarët e vendit të saj. "Ajo na mbështeste dhe na inkurajonte". Natalia ishte gjithmonë shumë e qetë, e bindur në atë që donte dhe bënte, e urrente publicitetin. Ishte një grua ndryshe. Të jesh kundërshtare e një regjimi që nuk njeh skrupuj, si ai çeçen është një akt heroik që nuk haset shpesh. Ishte ndër të paktat aktiviste që guxonte të jetonte në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë dhe prej qendrës së këtij qyteti godiste pa reshtur regjimin, duke e akuzuar për mijëra civilët e zhdukur nën sundimin e ashpër të Ramazan Kadyrov, njeriut të Kremlinit në këtë republikë. Fushata e saj pati rezultate të mira, sepse numri i zhdukjeve të njerëzve për një farë kohe reshti. Por kundërshtia e vazhdueshme ndaj një regjimi dinak dhe të pamëshirshëm i kishte shqetësuar vazhdimisht miqtë dhe të afërmit e Natalias. Të shumtë ishin ata që mendonin se ndoshta edhe ajo do të kishte fatin e gazetares Anna Politkovskaja, e cila u vra barbarisht duke kërkuar të drejtën për viktimat çeçene. Por Natalia shpesh bënte shaka duke thënë se ajo nuk ishte aq e famshme sa për ta vrarë. Megjithatë, ishte plotësisht e ndërgjegjshme se mund të shndërrohej në një shifër më shumë në statistikat e njerëzve të zhdukur ose të vrarë nga Kadirovi. Në fund të fundit, ajo ishte mikeshë e të ndjerës Anna dhe fituesja e parë e një çmimi për të drejtat e njeriut, çmim që mban emrin e saj. Dhe fatkeqësisht ky parashikim i zymtë ndodhi. Aktivistja e të drejtave të njeriut, u gjet e ekzekutuar disa orë pasi ishte grabitur në Çeçeni. Ishte një ekzekutim tipik dhe renditet i fundit në një sërë vrasjesh që kanë pasur si objektiv kundërshtarët e politikës së dhunshme të Kremlinit në Kaukazin e Veriut. Vrasja e Natalias pason vrasjet e viteve të fundit të gazetarëve, juristëve, aktivistëve që kanë kërkuar drejtësi. Presidenti i vendit, Medvedev, ka reaguar menjëherë për vrasjen, një veprim ky i ndryshëm nga ai i vrasjeve të tjera, duke shprehur ngushëllimet dhe duke urdhëruar organin kryesor të hetimeve në vend për "marrjen e të gjitha masave" për hetimin e çështjes dhe gjetjen e vrasësve. Sipas zëdhënëses së Presidentit, vrasja e Natalias ka shumë gjasa që të ketë të bëjë me veprimtarinë e saj. Krimi ka ndodhur ditën kur doli një raport, në formulimin e të cilit ajo kontribuoi me sa mundi. Sipas këtij raporti ekzistojnë prova të mjaftueshme për thirrjen e zyrtarëve rusë, përfshi Vladimir Putin, për të dhënë llogari për krimet e rënda të ndodhura me dijeninë e tyre. Sipas një aktivisteje të të drejtave të njeriut, e ndjera dokumentoi dhunimet më makabre, ekzekutimet në masë, bëri gjëra të cilat askush nuk do të kishte guxuar t‘i bënte. Estemirova, nënë beqare, 50 vjeç u grabit mëngjesin e së mërkurës dhe zhdukja e saj u raportua nga organizata për të cilën punonte: "Memorial". Sipas një punonjësi, katër burra e kishin detyruar që të hipte në makinën e tyre në Grozni, ku ajo jetonte. 9 orë më vonë, trupi i pajetë i Elenës u gjet përgjatë një rruge në Ingusheti, që kufizon Çeçeninë në perëndim. Në kokë kishte dy plumba.
Elena kishte mbledhur prova për abuzimet në masë në Çeçeni që nga fillimi i luftës së dytë në vitin 1999. Ajo ishte një nga mbështetëset kryesore të raportit të "Human Rights Watch" që akuzon autoritetet çeçene për dhunim të personave të ndryshëm. Sipas raportit, pas këtyre vrasjeve e keqtrajtimeve fshihet Presidenti Ramazan Kadyrov. Elena ka punuar edhe me gazetaren Politkovskaja, një tjetër kritike e ashpër e politikave të Kremlinit në veri të Kaukazit, e vrarë edhe ajo në rrethana misterioze. E ndjera ndihmoi shumë me fakte edhe një gjykatës që po merrej me çështjet e abuzimeve në Çeçeni që u vra gjithashtu në rrugët e Moskës në janarin e kaluar së bashku me një gazetar të opozitës. Vrasja e së mërkurës ka ardhur disa orë pas prezantimit të raportit të disa grupeve të të drejtave të njeriut në Rusi në të cilin thuhet specifikisht se Putin dhe zyrtarë të tjerë duhet të konsiderohen të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe duhet të gjykohen në një gjykatë ndërkombëtare. Dokumenti prej 600 faqesh është tentativa e parë gjithëpërfshirëse për mbledhjen dhe analizimin e mizorive të kryera gjatë viteve të luftës mes separatistëve dhe forcave qeveritare. Ende nuk ka asnjë provë që të lidhë vdekjen e saj me publikimin e raportit.
Të dy luftërat në Çeçeni janë karakterizuar nga një dhunim i tejskajshëm i të drejtave të njeriut dhe masakrim sistematik i civilëve. Kjo është bërë përmes sulmeve ajrore, atyre tokësore, ekzekutimeve të "rebelëve", grabitje etj. Të paktën 484 njerëz janë ekzekutuar pa gjyq dhe 500 të tjerë janë vrarë pa paralajmërim në pikat e ndryshme të kalimit. Raporti vjen në një kohë kur kritikat ndërkombëtare ndaj sjelljes së Rusisë në Çeçeni sa vjen e po shtohen. Autorët e raportit e kuptojnë se duke kërkuar hetim ndërkombëtar ata do të përballen me një kundërpërgjigje të fuqishme të palëve të akuzuara. Në raport thuhet: "Dëshmitë e shumta e të detajuara për tmerret e luftës na kanë çuar në përfundimin e përcaktimit të atyre që janë të parët që duhet të japin llogari...njëri prej tyre është edhe Vladimir Putin". Një pjesë e madhe e akuzave janë drejtuar edhe ndaj Kadirovit dhe forcave të tij të sigurimit. Sipas raportit, Kadirov e ka konsoliduar pushtetin përmes vrasjeve të kundërshtarëve të tij.