E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi: Britania, me sistemin më të rreptë bankar në botë

Bankat duhet që të jenë shumë më transparente në lidhje me pagat super të larta dhe bonuset e nëpunësve të tyre dhe për sa u përket bonuseve, dhënia e tyre duhet t‘u nënshtrohet rregullave strikte. Veç kësaj, përmirësimi i menaxhimit të bankave ka nevojë për një paketë të posaçme masash. Ky është thelbi i një materiali rregullator për bankat, i hartuar nga një ish-bankier i famshëm britanik me kërkesën e qeverisë së Londrës. David Walker, ish-shefi i "Morgan Stanley"-t, ka bërë një listë me 39 rekomandime të cilat kanë lidhje me ndryshimet thelbësore që duhet të bëjnë bankat, duke filluar nga politikat e pagesave të anëtarëve të caktuar të bordit e deri te përzgjedhja e anëtarëve të bordit e riorganizimi i punës brenda bankës etj., në mënyrë që të nxirren mësimet e duhura nga kriza e madhe financiare që e çoi botën në recesion. Sipas Walker, masat duhet të ndërmerren paralelisht me ndryshimin e funksionimit të institucioneve mbikëqyrëse, të cilat duhet të ndalojnë vendimet aventureske të disa bankave, si luajtja e lojërave të rrezikshme me marzhin///////////// të lartë fitimi me kaloital///////////////// të madh e të tjera si këto. Këto rekomandime, së bashku me ato për ndryshimin e institucioneve mbikëqyrëse, pritet që ta shndërrojnë Britaninë e Madhe në vendin me regjim bankar më të shtrënguar në botë. Veç kësaj, në rekomandim kërkohet që komiteti i vlerësimeve të bankës duhet të mblidhet dhe të argumentojë se përse një punonjës duhet të marrë një sasi të caktuar parash apo bonusesh. Kjo pasoi irritimin e britanikëve, pasi dëgjuan sasitë e mëdha të parave që kanë përfituar ngaherë bankierët dhe ekzekutivët e lartë të bankave dhe institucioneve financiare, që arritën në pafytyrësinë më të madhe të iknin nga bankat që i falimentuan me sasi të mëdha parash në formë pensionesh të majme. Por i takon qeverisë britanike që të merret me rekomandimet e bëra dhe me zbatimin ose jo të tyre. Deri tani dihet se Kryeministri britanik i ka mirëpritur. Disa nga masat janë si më poshtë: Anëtarët e bordit dhe kryetarët e bankave duhet të punojnë më shumë në të ardhmen dhe t‘i bindin ekspertët mbikëqyrës se kanë përvojën e duhur në punë për të parashikuar dhe kuptuar aktivitetet komplekse të bankave që drejtojnë. Gjithashtu drejtuesit duhet të kalojnë më shumë kohë në punë dhe kryetari i bankës duhet t‘i përkushtohet asaj më shumë. Komiteti i riskut të bankës duhet të mbikëqyrë të gjitha transaksionet, edhe ato më të voglat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›