Eleonor Ruzvelt, një biseksuale në Shtëpinë e Bardhë
Shtëpia e Bardhë ka qenë gjithnjë një burim i gjallë historish rozë e skandalesh. Pas fytyrave të qeshura të çiftit të parë amerikan, fshiheshin gjithnjë historia seksi me sekretare, gazetare... Kësaj hullije nuk i ka shpëtuar edhe çifti Ruzvelt, i njohur ndryshe edhe si “çifti i hekurt”. Ish-presidenti Frenklin numëron histori me sekretare, ndërkohë që edhe e shoqja Eleonora nuk mbetej pas. Madje jeta e saj ishte edhe më e larmishme. Veç marrëdhënieve me meshkuj më të rinj se vetja, ka pasur edhe historia me femra. Ajo ishte e gjatë 1 metër e 80, me sy të kaltër, profil të ngathët, dhëmbë të dalë, një të qeshur prej kali dhe një nishan të madh pranë buzës. Ajo e dinte që ishte e shëmtuar. Franklin, djalë i vetëm, i kërkoi gjashtë fëmijë dhe ajo i dhuroi po aq. Lusi Merçer ishte sekretarja e saj personale, ndërsa Misi Lehand ishte sekretarja e tij personale. Në shtator të vitit 1918, kur Frenklin u kthye nga fronti, teksa i rregullonte valixhet, Eleonor i gjen në mes të rrobave një pako me letra të aromatizuara. Ia kishte shkruar Lusi. Misi zëvendëson Lucin dhe Rusvelt nuk vonon ta fusë në shtrat. Eleonor kërkon divorcin. Si përfundim vendos të qëndrojë. Por: dhoma gjumi më vete, jetë të ndara, miq të veçantë, buxhete të veçanta, edhe pse me zyra ngjitur. Pas kësaj bëhen një çift i hekurt. “Nuk më kushtoi asgjë, sepse marrëdhëniet seksuale me babanë tënd kanë qenë gjithmonë një vuajtje”, i ka thënë dikur së bijës. Në vitet njëzet, Frenklin sëmuret me poliomielit dhe lëviz me karrocë. Ndërkohë Eleanor frekuenton Esther Lape dhe Elizabeth Lexoni, lesbike të deklaruara. Shëtisnin së bashku me kostume të qepura pas trupit, xhaketë dhe pantallona, shkonin në aktivitete e hipodrome... Vite më vonë, një e njohura e saj do të thoshte se “ i pëlqenin raportet treshe”. Aso kohe në jetën e saj shfaqet Lorena Hiçkok, një gazetare e Associated Press, fizikisht një gjigande, që pinte dy pako cigare në ditë, puro, dhe me llullë herë pas here, pinte bourbon, lunate poker, e veshur gjithmonë në xhaketë dhe pantallona. Jetonte vetëm me qenin e saj Prinz, një Pastor tedesk. Babai e kishte përdhunuar që fëmijë dhe në moshën 14-vjeçare e nxjerr nga shtëpia. Shkon të intervistojë Eleonor dhe lë kokën pas saj. Dy javë para zgjedhjeve që do të çonin Frenklin në Shtëpinë e Bardhë, të dyja do të ndërmerrnin një udhëtim me tren, në një ndarje të mbyllur, me një krevat të vetëm.
“Lorena është një grua-burrë” do të thoshte Rusvelti, i cili ndërkohë nuk mbetej pas me historitë e tij. Një herë Misi çërçill ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe kur gjatë natës kishte nevojë të shkonte në tualet, ndeshet në korridor me Misin, që dilte në këmishë nga dhoma e Presidentit. “Mirëmbrëma. Po ndihmoja Presidentin të rregullonte koleksionin e pullave”, mësohet t’i ketë thënë sekretarja. “Të puth në qoshen veriperëndimore të buzëve të tua”, do t’i shkruante Eleonor, Lorenës në vitin 1934. Pas nja dy vitesh, u lodh dhe letrave plot pasion të tjetrës i përgjigjej me ngjarje të javës. Në vitet ’40 do të thoshte: “Në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të kesh të preferuar”. Ndërsa Lorena do të thoshte “Isha e preferuar e dikujt që e kuptoi se nuk mund të kishte të tilla”.
Megjithatë, pavarësisht këtyre historive, ajo preferonte meshkujt. Në ‘38-ën, Jozef Lash, një amerikan komunist, 25 vjet më i ri se ajo hynte në Shtëpinë e Bardhë rrethuar nga spiunë të FBI. Në ‘43-shin ishin ende të dashur. Frenklin mëson mbi këtë lidhje dhe i inatosur e dërgon atë të luftojë në Paqësor dhe ajo i shkon pas.