E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet regjisori Polanski, perdhunoi nje femije para 31 vjetesh

GJENEVE - Regjisori i filmave, Roman Polanski eshte ndaluar nga policia pas nje urdher arresti amerikan 31 vjecar, kane bere te ditur autoritetet e Festivalit te Filmit ne Zyrih. Organizuesit thane se Polanski, 76, u ndalua nga policia te shtunen, ndersa shkoi ne Zvicer nga Franca per te marre nje cmim per punen e tij shume vjecare. Polanski pranoi se kishte kryer marredhenie seksuale me nje vajze 13 vjecare ne 1977, por ai u largua ne France para se te denohej. Regjisori me origjine polake nuk ka shkuar ne SHBA tashme per me shume se 30 vjet. Ai ka shmangur te filmoje edhe ne Britani nga frika e ekstradimit. Oskari qe atij iu dha ne 2002 per filmin The Pianist u mor nga Harrison Ford.

Organizuesit e festivalit te Filmit ne Zyrih thane se arrestimi i tij kishte shkaktuar "shok dhe zhgenjim", por se ata do te vazhdojne me planet qe kishin per te bere nje retrospektive te vepres disa vjecare te regjisorit.

Arrestimi i kineastit Roman Polanski ne Zyrih, ku do t'i jepej nje cmim eshte "nje skandal juridik qe do te demtoje reputacionin e Zvicres ne te gjithe boten. Keshtu deklaroi dje Shoqata Zvicerane e skenaristeve dhe regjisoreve te filmit e cila i kerkon ne nje komunikate drejtesise zvicerane te "mos shfrytezoje nderimin kulturor ndaj nje kineasti te njohur nderkombetarisht per te sajuar nje farse juridike". Roman Polanski, aktualisht ne moshen 76 vjec, eshte objekt i nje procedure te hapur kunder tij nga autoritetet amerikane ne 1977 dhe nuk ka mundur te shkele ne token amerikane qe prej vitit 1978.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›