Rubik, shefi i SHKB-se shtyp kembesorin
Tirane- Tre aksidente brenda nje dite shkaktojne nje te vdekur dhe tre persona te plagosur rende ne Fushe-Kruje, Tirane dhe Rubik. Ngjarja me e rende ka ndodhur mbreme rreth ores 21:30 ne aksin Milot-Rubik, afer fshatit Skuraj, kur shefi i SHKB-se ne drejtorine e policise se Lezhes dyshohet se me makinen e tij ka aksidentuar per vdekje kembesorin Franc Gjoka, banor i zones. Perplasja ka ndodhur ne afersi te kryqezimit ne rrugen kryesore, ndersa oficeri madhor, Fadil Elezi, kthehej nga nje dasme per ne Kukes, qytet edhe ku banon. Burime zyrtare te policise vendore thane se kane nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e aksidentit, ndersa plaget qe ka marre viktima kane qene te renda ne trup. Hetohet per nje nderprerje te rruges nga Gjoka dhe shpejtesia e mjetit. Aksidenti i dyte eshte shenuar ne autostraden Tirane-Fushe Kruje. Dy automjete tip "Benz-Mercedez" qe udhetonin ne drejtime te kunderta, u perplasen me njera-tjetren dhe me pas me nje fugon mallrash qe udhetonte ne drejtim te Fushe Krujes, ne afersi te fshatit Larushk. Si pasoje e ketij aksidenti, tre persona jane plagosur rende, te cilet me pas jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Shkak i aksidentit ne kete autostrade, ka qene shpejtesia e madhe. Ngjarja e trete ka ndodhur ne kryqezimin e Unazes se Re, prane shkolles Teknologjike. Nje automjet "Range Rover" eshte perplasur me nje shtylle semaforesh, duke e rrezuar ate plotesisht. Si pasoje e ketij aksidenti nuk ka pasur te lenduar ne njerez, por vetem deme materiale.