E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elia 5 prezanton himnin e PD, "Ne jemi ndyshimi" Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kundershtarin e tij politik, Edi Rama se ne femijeri ka vuajtur nga kompleksi i Edipit, i rralle ky si kompleks i urrejtjes ndaj babait, dhe i beri thirrje qe ta frenoje kete kompleks. Gjate prezantimit te kandidateve per deputete te Partise Demokratike ne Sukth, Vore e me pas ne Paskuqan, Berisha i ktheu pergjigje akuzave te shumta te Rames per vitet e tij dhe se eshte gjysh. “Zoti Rama, ti qe i ke bere vitet e jetes sime axhende elektorale tenden, dua te te them dy fjale. Vitet e jetes sime jane krenaria ime, jane bekimi i Zotit. Cdo njeri, cdo vit jete e ka bekim nga Zoti. Ti rri ne autobusin mavi dhe me nje mungese totale edukate mendon se mund te qortosh tjetrin, per vitet e tij. Ne femijeri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit dhe kete e di gjithe Shqiperia. Ky kompleks eshte kompleks i rralle, kompleksi i urrejtjes ndaj babait. Per kete nuk je pergjegjes ti. Por tani qe je baba vete, ti duhet te frenosh, te besh cdo gje te mos shpallesh shprehjet e ketij kompleksi”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, nuk mund te shprehesh urrejtje per baballaret dhe gjysherit ne vend. “Une nuk do te merrem me me ty, por me qytetaret, me hallet e dertet e tyre, me Shqiperine dixhitale, Shqiperine mobile, do merrem me integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Perpara drejt fitores! Votoni 44-n, votoni Partine Demokratike”, - siguroi Berisha. Ne kete kuader, Kryeministri kerkoi votat e te gjithe banoreve te Sukthit, Paskuqanit dhe Vores ne 23 qershor per Partine Demokratike, numrin 44, duke premtuar se ne dhjetor te ketij viti, do te merret statusi i vendit kandidat, do hapen negociatat dhe do te punohet ne mandatin e trete per liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne fund te takimeve elektorale, Berisha prezantoi edhe himnin e fushates se Partise Demokratike te kenduar nga grupi i njohur “Elita 5”.

Partia Demokratike zgjodhi mitingun elektoral te Paskuqanit, qe te prezantoje per here te pare, kengen himn te saj per kete fushate elektorale. Kenga mban titullin “Ne jemi ndryshimi”, me tekst nga Armand Trebicka dhe interpretohet nga grupi i mirenjohur Elita 5 dhe kengetare te tjere te shquar shqiptare.

Kenga plot gjalleri, u interpretua dy here gjate mitingut te mbremshem te Paskuqanit. Kryeministri Berisha, si rrallehere, ka bere prezantuesin, duke ftuar ne skene pas fjalimit te tij, grupin Elita 5, per te kenduar kete kenge. Lancimi i kenges “Ne jemi ndryshimi”, u be pasi ne mitingun elektoral te PD ne Paskuqan, u prezantuan kandidatet e kesaj partie per deputete te Parlamentit qe do te dale pas zgjedhjeve te 23 qershorit. Vec grupit Elita 5, kete kenge mbreme e kenduan edhe yje te tjera te muzikes shqiptare si Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismajli, Vesa Luma, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Eni Koci.

Teksti i plote:

“Ne jemi ndryshimi”

Strofa 1:

Ne cdo moment, ky vend ndryshon,

te ardhmen shoh ne horizont, ne horizont.

E sotmja na perket, e ardhmja ne na pret

dhe krenari na zgjon, ne jemi ndryshimi.

Refreni:

Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi,

te gjithe duart t’i bashkojme.

Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi

mbi cdo sfide ne do fitojme.

Strofa 2:

Nen qiellin blu dhe pa re,

na pret te gjithe nje dite e re

nje shprese e re.

Motivi yne je ti, e jona Shqiperi,

prandaj cdo dite ndryshon.

Teksti: Armand Trebicka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›