E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti ne Kavaje, Berisha: 2 gishtat u duken bajoneta. Rama: Shemti estetike

Dy kundershtaret politike, Kryeministri Sali Berisha dhe kreu socialist, Edi Rama, vijuan dje ne distance debatin per monumentin e Demokracise ne Kavaje. Gjate anetaresimit te 500 te rinjve ne komunat Farke, Baldushk, Petrele dhe Berzhite, Kryeministri ftoi te gjithe te rinjte qe me dy gishterinj te shenojne fitoren, krenare, sepse 20 vjet me pare me keta dy gishterinj perpjete dhe me qendrimin pas tyre ne permbysem diktaturen me te eger ne Evrope, permbysem regjimin e eterve te Edi Rames. “Me keta dy gishterinj perpjete, ne anetaresuam Shqiperine ne Keshillin e Evropes, shnderruam shqiptaret ne pronare, rritem ekonomine shqiptare 12 here. Me keta dy gishterinj perpjete ne anetaresuam Shqiperine ne NATO dhe gishterinjte tane nuk do te ulen kurre. 20 vjet me pare Ramiz Alia do t’u thoshte shqiptareve se dy gishterinjte perpjete te Sali Berishes jane bajoneta ne syte e shqiptareve. Pas 20 vjetesh, Edi Rama, ky neo bllokmen, deklaroi ne Vlore se dy gishterinjte e Sali Berishes jane bajonetat qe u ka ngulur ne sy shqiptareve”, - tha Berisha. Ai u beri thirrje te gjithe te rinjve ne vend, qe ta lene shokun Rama ne autobusin e tij mavi, ku gishterinjte tuaj i duken bajoneta dhe trikoja e tij i duket parzmore. “Neser, stilografi im do t’i duket shpate. Vuan, nuk kemi c’ti bejme”, - ironizoi Kryeministri. Ndersa kreu socialist, Edi Rama, tha se Kavaja nuk e meriton monumentin, duke e quajtur ate shemti estetike. “Une kam thene ate qe kam menduar gjithmone, qe ai monument eshte nje shemti estetike dhe nuk ka lidhje me simbolin, ka lidhje me formen. Eshte nje shemti estetike te cilen Kavaja nuk e meriton. Sheshi “Demokracia” ka qene, eshte dhe do te mbetet sheshi “Demokracia”, sepse Demokracine nuk e solli Saliu, e sollen studentet, e sollen intelektualet, e sollen shqiptaret, e solli era e madhe e ndryshimit te perbotshem”, - u shpreh Rama. Ai shtoi se ceshtja praktike e heqjes se monumentit do te mbetet ne dore te pushtetit vendor ne Bashkine e Kavajes.

ANETARESIMET

Kryeministri Sali Berisha, u takua dhe u shperndau dje kartat e anetaresimit 500 te rejave dhe te rinjve nga komunat Farke, Baldushk, Petrele dhe Berzhite, komuna perreth Tiranes, te cilet behen keshtu anetaret me te rinj te Forumit Rinor te Partise Demokratike te Shqiperise. Ne kete ceremoni pershendeten disa nga te rinjte, shume prej te cileve votojne per here te pare ne 23 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›