Tanush Mulleti : Qazim Mulleti, pas rikthimit të Zogut në '24-ën, u betua të mos martohej
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Tanush. Për rikujtesë tuajën dhe të vetë lexuesit po ju them se e mbyllëm intervistën e numrit të kaluar me fjalimin e Nolit në Lidhjen e Kombeve të cilin yt atë që kishte qenë personalisht në sallën e seancës plenare jua citonte gjatë gjithë jetës se fjalimi i trumbetuar si historik kishte bindjen se ishte pikërisht ai që i kishte kushtuar karrierën politike Nolit, kjo për faktin sepse menjëherë pas tij ai ishte rrëzuar nga pushteti ku u rikthye në mënyrë spektakolare Ahmet Zogu. Madje, këtë mendim kishit krijuar edhe juve që ju kishte rënë së fundmi në dorë ai material i shumëdiskutuar nga babai juaj të cilin e botuam të plotë. Pas kësaj thamë që rrëzohet dhe Qazim Mulleti i cili ishte një nga mbështetësit kryesorë të Nolit aq sa drejtoi prefekturat që ishin bastion të Zogut, si Burreli apo Kavaja. Ajo që doja të dija në vijim të intervistës suaj është se kush është itinerari i Qazimit?
Zogu, që për hir të së vërtetës ishte tip shumë i zgjuar, e studioi këtë situatë dhe e kuptoi që u hap drita e kuqe për jetëgjatësinë e Nolit në pushtet. Kjo do të thoshte se ishte hapur jeshilja për vetë Zogun. Gjithçka e bënë anglezët që po të shikosh mirë historinë, janë pikërisht ata që kanë krijuar edhe federatën e Jugosllavisë. Pra këta mundësuan hapësirën e Zogut që ishte në pritje të rikthehej në Tiranë. Zogu ka marrë prej tyre 20 mijë napolona ari për të korruptuar krerët e Dibrës që hapën rrugën në kufirin shtetëror nga do të vinte ai. Pas kësaj hyri në Tiranë pa as një pushkë dhe pa as një ushtar jugosllav me vete veç 700 burra. Rikthimi i Zogut, Qazim Mulletin e gjeti në krye të 500 burrave në Kavajë. Donte t'i bënte rezistencë. Ishte momenti që u largua vetë Fan Noli gjë që bëri që të mos kishte kurrfarë vlere ajo rezistencë. Pas kësaj, Qazimi përfundoi në Zara të Jugosllavisë.
Pikërisht në Zara, Mustafa Kruja përktheu veprën famëkeqe anti-shqiptare të akademikëve serb që i cilësonin shqiptarët "Njerëz me Bisht".
Dhe prej Zarës ku vijoi?
Prej Zarës, Qazimi niset për në Vjenë ku aty takon dhe Nolin, i cili kishte shkuar më parë. Por tashmë jemi të njohur me pikëpamjet e Nolit dhe simpatinë e tij për krahun e lindjes. Në këtë mënyrë dhe në këtë linjë që ishte futur Noli, Qazim Mulletit ashtu si dhe shumë elementëve të tjerë, mes tyre edhe kushëriri i parë i tij, djali i dajës u mundësuan të drejta studimi për në Bashkimin Sovjetik. Por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e pranoi një mundësi të tillë që të shkonte me studime në Moskë për vetë faktin se qysh në atë kohë shqyhej për mendime kryekëput antikomuniste. Pas kësaj, ai është shkëputur nga grupi i Nolit dhe është bashkuar me grupin e Hasan Prishtinës. Edhe këtu ka një moment të veçantë për jetën e Nolit që mendoj se duhet evidentuar.
Çfarë është ky moment?
Në Vjenë Noli ka rrojtur Mjekrën. Është koha kur është publikuar fotoja e tij pa mjekër të cilën gjithkush mendoj se e ka parasysh.
Pse e rrojti kur gjatë kohës që ishte deputet dhe kryeministër i Shqipërisë ishte me mjekër?
Sepse justifikimi i tij ishte: I shërbeva Shqipërisë. Ajo s'ka më nevojë për mjekrën time.
Nga kush përbëhej ky grup?
Grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina përbëhej nga Mustafa Kruja, Dom Lazër Shantoja i cili botonte në Zvicër gazetën "Ora e Shqipnis", Luigj Gurakuqi, Dom Frano Karma, Ernest Koliqi, Xhemal Bushati, Azis Çami, F. Koja, Angjelin Suma, Qazim Mulleti, Rexhep Mitrovica, Menduh Angoni, Luigj Shkurti, Sejfi Vllamasi..etj.
Ku ishte dhe çfarë ishte ky grup?
Ky ishte një grup patriotik që ishte vendosur në Vjenë dhe ka marrë një nga vendimet më enciklopedike që mund të ketë marrë dikush ndonjëherë.
Çfarë vendimi?
T'i kushtoheshin çështjes së Shqipërisë, problemet ndërkombëtare dhe të brendshme të së cilës kërkonin një angazhim kolosal. Për këtë arsye ata vendosën gjithashtu që të mos martoheshin. Pra po ta kuptosh në thelb këtë vendim që për patriotizëm që t'i kushtoheshin çështjes së Shqipërisë duhej të mos krijonin familje fare nënkupton se jeta e tyre më së shumti mund të sakrifikohej kur se prisje ashtu siç edhe ndodhi.
Dhe konkretisht bënë gjë?
Kur ishin në Vjenë të bashkuar, por edhe kur Qazimi shkoi në Paris, ai grup niste letër pas letre në drejtim të lidhjes së kombeve ku denonconte regjimin e Zogut duke folur me radhë për vrasjet që ai bënte ndaj patriotëve të vendit. Por veç këtyre, ata denonconin në lidhjen e kombeve edhe faktin e shpalljes mbret të Zogut ndryshe nga vendimi i fuqive të mëdha. Pastaj më mbrapa pas vrasjes që ju bë në Selanik Hasan Prishtinës nga Zogu, Qazimi mori drejtimin e shoqërisë. Por tashmë ai nuk jetonte në Vjenë, por në mes të Parisit. Në këtë kohë, Noli me shumë të tjerë përfunduan në Amerikë por gjithsesi, qendra më rezistente kundër Zogut mbeti në Paris.
Por Qazim Mulleti u martua kur hyri në shoqërinë që po më flisni e cila drejtohej nga Hasan Prishtina. Si mundi ta thyente këtë betim?
Ka një histori të veçantë martesa e Qazim Mulletit, pasi ai është martuar pa dëshirën e tij dhe për një gjë të tillë kanë dhënë bekimin dhe lejen vetë anëtarët e grupit, madje vetë Hasan Prishtina ka qenë krushku i parë. Por e vërteta është se ata ashtu siç u betuan nuk u martuan. Qazimi, që siç të thashë martesën e tij e bëri fakt të kryer e ëma e tij, ndërsa Ernest Koliqi është martuar shumë vonë, mbrapa vitit 1944 kur nuk funksiononte më grupi në fjalë.
Si ishte ajo historia e martesës së Qazim Mulletit që u shprehët se është e martuar në kushtet e imponimit?
Ai ishte burrë dhe patriot i madh. Kjo kuptohet qartë kur vlerësohej shumë nga grupi i famshëm që ju përshkrova më lart dhe kryesisht nga Hasan Prishtina. Prandaj edhe pranoi që së bashku me shokët të merrnin atë vendim sublim. Por në vitin 1929, nëna e tij, Nailja, një grua shumë fisnike dhe autoritare mbi fëmijët dhe gjithë të njohurit për vetë karakterin e fortë që kishte, e bëri martesën e të birit fakt të kryer. Ajo, pa e pyetur fare, e merr nusen që kishte piketuar dhe kërkuar dhe ia çon atij në shtëpi në Vjenë. Hasan Prishtina menjëherë dhe pa as më të voglin hezitim i ka dhënë bekimin dhe siç ta shpreha edhe më lart, është bërë krushku i parë i asaj martese duke mos i dhënë as një mëdyshje Qazimit për të ndryshuar fatin e nisur nga e ëma.
Nga ishte nusja?
Nusja ishte nga Tirana. Quhej Hajrie Kusi. Këtu ka një gjest tjetër patriotik të Qazimit që mendoj se duhet vënë në dukje.
Çfarë?
Kur i erdhi të shoqes koha me lind çunin megjithëse jetonte në Vjenë e ka dërguar për të lindur në Tiranë me qëllim që fëmija të kishte vendlindjen Tiranë. Kupto dhe vendose në balancë me atë që ndodh sot kur shumë politikanë, diplomatë e biznesmenë që hiqen patriotë të mëdhenj mundohen që fëmijët e tyre të mos kenë vendlindje Tiranën, por Amerikën. Ndërsa me Qazimin ndodhte ndryshe. Ai e dërgoi të shoqen prej Vjene të lindtte në Tiranë.
(Vijon nesër)
JETA E QAZIM MULLETIT PARA PUSHTIMIT ITALIAN
Qazim Reshit Mulleti
Lindi në lagjen "Sulejman Pasha" në Tiranë në 20 dhjetor të vitit 1893.
Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin "Zosimea" të Janinës dhe së fundmi kryen studimet e larta në Kolegjin Perandorak "Gallata Sarai" të Stambollit me medalje ari.
Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht e greqisht.
Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve ku në shtëpinë e tij kishte shndërruar një kat të sajin në muzeum të posaçëm si dhe patinazhi në akull.
Në 1912 bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.
Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty me ndërhyrjen direkte të Marshallit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës.
Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mutesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në Kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë )
Më vonë, në bisedat e kuvendit kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishte më e favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, De Jure, u bë kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925.)
Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë.
Më 25 Prill - 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës në të cilën funksiononte shoqëria patriotike Vllaznia - Zgjimi, së bashku me Z. Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Z. Musa Maçi si përfaqësues të shoqërisë Lidhja Kombëtare dhe Z. Avni Rustemi të shoqërisë Bashkimi.
Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit pati detyra të rëndësishme si prefekt në Dibër.
Mbas dështimit të Revolucionit largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë ndërsa më vonë instalohet në Vjenë ku ndenji si emigrant politik deri në vitin 1931. Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin me të cilën pati vetëm një djalë të vetëm. Reshiti bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajria vdiq në vitin 1980 kur ishte në kampin e përqendrimit në Savër të Lushnjës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)