E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuvendi i jep fund pavarësisë së mbikëqyrur – zgjatet mandati i EULEX

07-09-2012 / Gazeta 55

Miratohen me 98 vota "pro" amendamentet e kushtetutës aktuale

Ligjvënësit e Kosovës me votën e tyre i kanë dhënë fund sot mbikëqyrjes së pavarësisë. Me 98 vota pro, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve, 10 kundër dhe 1 abstenim, u miratuan 22 amendamentet në Kushtetutën aktuale të Kosovës, që sanksionojnë përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit. Paraprakisht në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan reth këtyre ndryshimeve. Vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj. Ndërkohë, ka filluar debati rreth kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014. Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, parashikohet të miratohet në formën e traktatit ndërkombëtar. Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›