Shitja e “Albpetrol”, në garë 6 kompani
Kompanitë kanë dorëzuar sot zarfet për blerjen e aksioneve
Zhvillohet tenderi për privatizimin e kompanisë shtetërore “Albpetrol”. Në garë morën pjesë vetëm 6 kompani, të cilat sollën dokumenta brenda afatit. Gjatë tenderit ra në sy që oferta më e lartë ishte ajo e kompanisë amerikane, me bazë në Cikago, Silk Road Equaity, e cila ofroi një vlerë prej 850 milionë euro. Po ashtu, edhe kompania tjetër Amber Shine ofroi një vlerë të lartë për blerjen e kompanisë prej 750 milionë euro, ndërsa firma gjigande ruse në fushën e gazit e të energjisë, GAZ prom ofroi një nga vlerat më të ulëta, prej 52 milionë dollarësh
1-Ecolog International -pa garanci oferte, dhe as çmim
2-Gazprom- 52 milionë dollarë
3-Voltro Silkiroad Equite Ltd-850 milionë euro
4-Bankers Petrolium -çmimi 303.8 milionë euro
5-Consorcium Vin Bussines-ofron 297 milionë e 600 mijë euro
6-Amber Shine INC -pa garanci oferte, çmimi 790 milionë euro
Komisioni i drejtuar nga Zv.ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj përbëhej nga speacialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Financave, dhe asaj të drejtësisë. Sipas kreut të komisionit Dervishaj të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi. Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.
Në fazën e dytë komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë dhe vlerësojë ofertat deri në shpalljen e fituesit, i cili do të bëhet publik në një moment tjetër nga Ministria e Ekonomisë.
Pas dorëzimit të ofertave për blerjen e aksioneve, komisioni i ngritur nga Ministria e Ekonomisë do të vlerësojë ofertuesin më të mirë dhe brenda këtij viti pritet të shpallet fituesi. Pjesë e komisionit vlerësues, por pa të drejtë vote, do të jetë edhe përfaqësues nga firma amerikane konsulente për privatizimin “Pattern Boggs”.
Paketa e aksioneve të Albpetrolit përfshin të gjitha asetet e ndërmarrjes, lejet dhe licencat për shfrytëzim dhe kërkim deri në një periudhë 25 vjeçare, ku përfshihet edhe ajo për transmetimin e gazit dhe shpërndarjes së tij që do të mundësohet nga ndërtimi i gazsjellësit TAP, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për të konkurruar në treg.