Drama e grave të dënuara, familjet e burrave u sekuestrojnë fëmijët
Tiranë- Në prag të fillimit të shkollës, drejtoria e burgjeve i hapi dyert që burrat dhe gratë e burgosur të takojnë fëmijët e tyre. Por këtë fat e patën vetëm baballarët. Nënat nuk i panë dhe nuk i takuan fëmijët e tyre. Ato kanë kryer krime, ose të paktën janë dënuar për krime. Më gë shumtat janë akuzuar për vrasjen e bashkëshortëve të tyre.
Pavarësisht rrethanave të vrasjeve (shumica kanë vrarë pasi kanë rënë pre e dhunës sistematike të burrave) ato tashmë janë duke vuajtur dënimin. Por paralelisht ato janë duke vuajtur një dënim edhe më të madh, i cili nuk parashikohet nga ligji, madje janë viktima të një shkeljeje flagrante dhe dramatike të ligjit.
Pas dënimit të tyre, familjet e burrave ua kanë sekuestruar fëmijët. Ata nuk i kanë lejuar t’i takojnë në burg, ua kanë mohuar të drejtën nënave të tyre për vite e vite me radhë t’i shikojnë, t’i prekin e t’u flasin. I kanë izoluar nga çdo lloj kontakti, fizik e telefonik. I kanë rritur e brumosur me urrejtjen për nënat dhe fundi është një dramë e madhe që askush nuk mund të ketë talentin letrar ta përshkuajë.
Kjo ndodh në një vend ku krahas Kodit Penal vepron edhe kodi barbar e kanunor i familjes ku familja e burrit merr të drejtën prindërore duka ia mohuar atë nënës, pa asnjë vendim gjykate dhe shteti nuk ndërhyn. Dhe kjo ndodh në burgje ku veprojnë punonjëse sociale dhe ku dhjetra organizata për të drejtat e njeriut zbatojnë çdo vit projekte për monitorimin e të drejtëve të të dënuarve. Kjo ndodh në një vend ku Avokati i Popullit shqetësohet e alarmohet edhe kur nuk punon Digitalbi në burgun e të dënuarve për krime të rënda.
Në këto kushte, në burgun 325, të teta gratë që po vuajnë dënimin për akuzën e vrasjes së bashkëshortëve i kanë ndalur kërkimet e tyre për të takuar, ose të paktën vetëm për t’i parë, fëmijët e tyre. Katër gra në këtë instiucion të vuajtjes së së dënimit kanë 13 vjet pa i parë fëmijët e tyre. Katër të tjerat kanë nga 3-4 vjet. Kanë tentuar, në mënyrën shqiptare, duke dërguar njerëz të familjes, kanë gjetur numrat e telefonit të ish vjehrrës, vjehrrit apo ish -kunetërve, por asnjë rezulat. Bashkë me dënimin nga gjykata si fajtore, këto gra po vuajnë një tjetër dënim, mohimin e fëmijëve.
Irena Ziri është njëra prej grave. Ajo është 45 vjeçe dhe është dënuar si bashkepuntore në vrasjen e të shoqit, në vitin 2000. Ajo ka lënë pas pjesën dërrmuese të viteve të burgut, i kanë mbetur dhe katër të tjerë, por në sytë e saj nuk ka asnjë shenjë gëzimi apo planesh se çfarë do të bëjë kur të kapërcejë këto mure. Sepse siç shprehet Irena, fëmijët që i la para 13 vitesh në bankat e shkollës, janë rritur, vajza i është bërë nënë, e djali i është fejuar, dhe ajo që nisi vite më parë si ndalim për t’i takuar ata, tani është kthyer në një urrejtje të fëmijëve ndaj saj.
Pyetje- Kur je arrestuar?
Irena Ziri- Më 15 korrik të vitit 2000. Tani në korrik hyra në të 13-in vit që jam këtu, e po ashtu në të 13-in që i shoh fëmijët vetëm në foto, që kam arritur t’i mbledh nga burgu nëpërmjet njerëzve të mi, duke i siguruar dorë pas dore.
Pyetje- Për çfarë akuze je arrestuar?
Irena Ziri- Unë akuzohem për vrasjen e bashkeshortit, për bashkepunim në vrasje, ngjarja ka ndodhur në vitin 2000. Kam patur marrëdhënie shumë të mira me tim shoq, u martuam me dashuri, jo mblesëri. Burri im quhet Fatbardh Ziri dhe unë nuk e kam ndryshuar këtë mbiemër, kam mbiemrin e martësës Ziri, bashkë me mua në atë kohë u arrestuan edhe tre persona të tjerë.
Pyetje- Si ndodhi ngjarja?
Irena Ziri -Ne kishim një lokal në Fushë-Krujë, lokal që e kishim hapur pranë nënës së personave që u akuzuan për vrasjen. Kishim 7-8 vjet që punonim aty, im shoq i njihte ata të tre, u dha 4 milionë lekë që ata të blinin një banak për akulloret, por ata nuk sollën as banakun as nuk kthyen lekët. Këtu nisi konflikti. Në sherr e sipër ata e vranë Fatbardhin. Unë në momentin e krimit isha në shtëpi dhe këtë e kanë pohuar edhe dëshmitarët në gjykatë.
Pyetje- Ti po thua që s’ke marrë pjesë në vrasje?
Irena Ziri- S’kam qenë fare aty, unë i njihja ata persona, sepse kanë të jëmën komshije me ne në Fushë-Krujë, më dënuan thjesht për armën, im shoq ua kishte dhënë armën këtyre njerëzve më parë, ata bënin rrugën Tiranë- Fushë Krujë dhe merreshin me tregti, mbanin armë që të ruheshin nga vjedhjet në rrugë. Prokuroria tha në gjyq që unë e ideova vrasjen dhe unë e dhashë armën. U dënova nga shkalla e parë me 23 vjet burgim, edhe në apel. Nuk bëra apel në Gjykatën e Lartë sepse i humba shpresat. Por nuk më intereson burgu. Tani mendja ime punon vetëm për fëmijët të cilët mi ndanë përsë gjalli, mi morën peng, mi mohuan, mi armiqësuan dhe i bënë të më urrejnë.
Pyetje- Sa fëmijë ke?
Irena Ziri- Kam një djalë dhe një vajzë, kur u arrestova , vajzën e lashë 11 vjeçe, djalin shtatë vjeç. Tani njëri është 20 vjeç dhe tjetri ka hyrë 24 vjeç.
Pyetje- Sa vjet ke që si ke parë?
Irena Ziri- Qyshkur jam arrestuar, plot 13 vjet.
Pyetje- A je përpjekur t’i takosh?
Irena Ziri- Jam përpjekur çdo ditë të këtyre 13 viteve. Prindërit e mi shkuan dhe takuan njerëzit e burrit, u kisha thënë më sillni fëmijët, por ata u kishin thënë “s’ka më punë me fëmijët ajo”. I kërkova prapë dhe sërish refuzuan.
Pyetje- Por tani fëmijët janë rritur? Si ka mundësi që ata s’të kërkojnë vetë?
Irena Ziri- Po janë rritur, vajza është martuar, është bërë vetë nënë, ka lindur një djalë, Erlisin. Ndërsa djali më është fejuar… fëmijëve të mi kushedi çfarë u është thënë gjithë këto vite, atyre s’ju është thënë asnjëherë mundësia të më dëgjojnë edhe mua, jam apo jo fajtore, e kam bërë apo se kam bërë atë gjë, sa herë i kam kërkuar, u gjeta numrat së fundmi, i thashë vajzës “mami të do shumë” , ajo mu përgjigj “çfarë do nga unë”..? Ndoshta do ta kuptojë më vonë se është bërë vetë nënë.
Pyetje – Si i ke kërkuar fëmijët ndryshe?
Irena Ziri- Si t’i kërkoj nga burgu? Nëpërmjet punonjësve social këtu i kam kërkuar, nëpërmjet prindërve të mi, u lutesha atyre t’mi sillnin, sepse prindërit i kanë rritur para se të ndodhte ngjarja, por ata njërëzit e burrit as me gjysherit si kanë lënë të takohen. Ata i izoluan, i ndanë me dhunë si nga unë ashtu edhe nga të gjithë njerëzit e mi. Kur fëmijët ishin të vegjël më vinin fjalë në burg prej tyre që mos i kërkoja më, s’ke më punë me ta- më thonin. Pastaj me rritjen e tyre, ata vetë u ndanë prej meje, ata i kanë keqinformuar, ndoshta i kanë thënë se unë jam vrasëse, i kanë bërë të më harrojnë e të më urrejnë.
Pyetje- Si e ke mësuar se çfarë ka ndodhur me fëmijët e t’u përgjatë këtyre viteve?
Irena Ziri- Nëpërmjet njerëzve të mi kam mësuar, vajza u martua, kam të tëra fotot, ditën e dasmës, kam foton e nipit Erlisit, të djalit, dorë pas dore kanë ardhur ato foto tek unë. Ata s’kanë as një foto timen. Ato lajme për fëmijët ma mbajnë frymën.
Pyetje- Mirë, atëhërë, kur siç thoni ju i mbanin njerëzit e bashkeshortit, po tani që janë rritur?
Irena Ziri- Gjithë këta vjet, u kanë thënë çfarë kanë dashur, do isha e kënaqur, e lumtur, të më takojnë sa t’u them se a kam dorë unë në ngjarje apo jo.
Pyetje- Çfarë do bësh tani që fëmijët janë rritur dhe me sa kuptova ata s’duan të të takojnë?
Irena Ziri-Çfarë do bëj. Asgjë, si t’i takoj? Se di. Unë nuk mendoj që i kam humbur fëmijët e mi . Do pres..zgjati shumë. Kam folur në media sa herë më është dhënë rasti.
Pyetje-Duke qenë se ata