Eliminohen Liverpool dhe Tottenham

Liverpool dhe Tottenham janë dy skuadrat që ia kanë dhënë lamtumirën Carling Cup pasi që janë eliminuar nga Swnsea respektivisht Norwich.
Liverpool ishte në disavantazh kundër Swansea nga minuta e 34-të kur kishte shënuar Chico.
Dyer, shënoi në minutën e 72, kurse rezultatin e ngushtoi sulmuesi Suarez në minutën e 76. Atëherë kur Liverpool u lëshua në sulm u kundërpërgjigjen mysafirët pasi që De Guzman shënoi në minutat shtesë për rezultat 3-1 në të mirë të Swensea.
Nga ana tjetër Tottenham është skuadra që u eliminua nga Carling pasi që u mposht nga Norvich.
Bale kaloi Spurs në epërsi në minutën e 66. Vertonghen realizoj autogol për t’u barazuar rezultati në 1-1 në minutën e 83 kurse katër minuta pa përfunduar ndeshja për Norwich realizoj Jackson.