E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea përmbyt Manchester United

Chelsea ka arritur t’i revanshohet Manchester United pasi e ka mposhtur atë me rezultat 5-4 pas kohës shtesë për ta eliminuar nga Capital Cup.

Të dy skuadrat në fushë u paraqiten pa yjet e tyre kryesor, por Chelsea megjithatë në pjesën e dytë aktivizoj disa nga yjet e saj, gjë e cila ju shpagua me fitore.

Të parët në epërsi kaluan Manchester United ku shfrytëzuan një gabim të mbrojtësit Romeu të cilën mundësi e shfrytëzoi për mrekulli veterani Ryan Giggs duke shënuar për rezultatin 0-1 për United në minutën e 22.

Sulmuesi i krahut Mosses kaloi për mrekulli në krahun e djathtë ku u pengua nga mbrojtësi Buttner në zonën e rreptësisë ku edhe u akordua penallti në të mirë të Chelseat, të cilën në gol e shndërroi David Luiz në minutën e 31, 1-1.

Pak para përfundimit të pjesës së parë në skenë doli përsëri sulmuesi Chicarito i cili realizoj edhe një gol kundër Chelsea ndërkaq përsëri ishte një gabim i mbrojtjes së skuadrës vendase.

Pjesa e dytë nisi më të njëjtin ritëm me posedim të topit të Chelseat gjë që u shpërblye pasi që në minutën e 52 rezultati barazohet në 2-2. Realizues ishte mbrojtësi Gary Cahill.

Por, ky barazim zgjati vetëm shtatë minuta pasi që Nani u përkujdes që të kaloj Man Utd për herë të tretë në epërsi në minutën e 59-të të takimit.

Krejt në fund të takimit u akordua edhe një penallti në të mirë të Chelsea që në gol e shndërroi Hazard.

Pas shkuarjes në vazhdime Chelsea ishte skuadër më e mirë dhe sulmoi vazhdimisht portën kundërshtare kurse në minutën 97 shënoi Sturridge për rezultat 4-3 të skuadrës londineze.

Presioni i Chelseat u shpërblye edhe më shumë pasi që ata arritën të thellojnë epërsinë e tyre në 5-3 me anë të Ramirez që shënoi në minutën e 110.

Në minutat e fundit të takimit u akordua një penallti në të mirë të Manchester United të cilën në gol e shndërroi Giggs.

Por, nuk kishte minuta të tjerë për të barazuar.

Kështu në këtë kupë mbesin vetëm dy ekipe të forta angleze, Chelsea dhe Arsenal pasi që Manchester City, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool tashmë janë eliminuar nga Capital Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›