Juventus nuk ka të ndalur

Juventus ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të xhiros së 10 të Seria A, kësaj radhe kundër Bolognas.
Quagliarella në minutën e 54 shënoi nga penalltia për rezultat 1-0 por Bolgna arriti të barazoj me anë të Taider në minutën e 71-të.
Hero i fitores së Juventus doli të jetë përsëri Pogba i cili shënoi për rezultat 2-1 në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë të takimit.