E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Miami shkelqen ne start

Sezoni i ri i NBA-it amerikan ka nisur. Basketbollistët e Miami Heat kanë marrë zyrtarisht unazat e kampionatit 2011-2012 të fituar me meritë, në një atmosferë festive për skuadrën dhe tifozët.

Dhe Heat nuk kanë zhgënjyer as në debutimin sezonal, ku janë nisur me këmbën e mbarë duke shkatërruar me shifrat 128-107 Boston Celtics. Lojtarët kryesorë për Miami-n ishin Wade me 29 pikë dhe LeBron James me 26 pikë e 10 pritje nën tabelë.

Shifra dopio regjistroi edhe Bosh me 19 pikë dhe 10 pritje nën tabelë, ndërsa edhe Ray Allen është paraqitur mjaft mirë me 19 pikë. Në radhët e Boston-it, për tu regjistruar janë 23 pikët e Paul Pierce dhe paraqitjet pozitive të Rondos me 20 pikë dhe 13 asiste dhe Bass me 15 pikë e 11 pritje nën tabelë.

Në ndeshjen e parë të edicionit të ri kanë zhgënjyer Los Angeles Lakers, që në “Staples Center” janë dorëzuar me rezultatin 99 me 91 ndaj Dallas Mavericks. Pou Gasol me 23 pikë e 13 pritje nën tabelë, Bryant me 22 pikë dhe blerja e re Howard me 19 pikë dhe 10 pritje nën tabelë kanë bërë pjesën e tyre.

Megjithatë, Steve Nash nuk ka qenë në formë optimale, ndërsa nga ana e tyre, edhe pse ishin pa Dirk Noëitzki-n, Mavericks falënderojnë Collison dhe Wright, që përkatësisht me 17 dhe 14 pikë kanë regjistruar fitoren e parë.

Cleveland Cavaliers ka fituar me shifrat 94-84 përballë Washington Wizards. Lojtari më i mirë i kësaj sfide ishte Irving, me 29 pikë të realizuara për Cavaliers, ndërsa shkëlqeu edhe Anderson Varejao, që regjistroi 23 pritje nën tabelë, të cilave u shtohen edhe 9 pikë dhe 9 asiste.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›