E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia perjashton Edgar anin

Vazhdon momenti negativ i Edgar Çanit te Polonia e Varshavës. Sikur të mos mjaftonte fakti që sulmuesi ka humbur vendin në formacion dhe po luan shumë pak minuta, tashmë ka ardhur edhe krisja e madhe, që pritet të shoqërohet me divorcin përfundimtar të palëve.

Klubi polak ka bërë të ditur se sulmuesi shqiptar është përjashtuar nga ekipi i parë, ndërsa deri në janar të vitit 2013 ai do të stërvitet me ekipin e të rinjve të Polonia Varshavës. Në faqen zyrtare të skuadrës së Ekstraklasas saktësohej edhe që menjëherë sapo të hapet merkato, do të tentohet shitja e lojtarit të Kombëtares kuqezi te ndonjë skuadër tjetër.

Vendimi është marrë nga bordi drejtues i klubit, që kërkon të mos e humbasë sulmuesin me parametër zero, duke qenë se Çani është nën kontratë deri në vitin 2015 me ekipin. Masa ndëshkimore u dha për shkak të sjelljes jo të mirë të 23-vjeçarit gjatë dhe pas ndeshjes së fundit në kampionat kundër GKS Belchatoë.

“Vendimi për largimin e Edgar Çanit nga ekipi i parë dhe kalimin e tij në ekipin e të rinjve është marrë për shkak të sjelljes së keqe të lojtarit gjatë dhe pas ndeshjen së javës së nëntë të kampionatit, ndaj GKS Belchatoë, pas kërkesës së stafit teknik të skuadrës”, bëhej e ditur në deklaratën zyrtare të klubit Polonia Varshavë.

Çani u aktivizua në pjesën e dytë të asaj ndeshje dhe fitoi një 11-metërsh, të cilin kërkoi ta godiste vetë. Sulmuesi kërkonte golin e parë sezonal, por edhe pse skuadra po fitonte 5-0 Thomas Brzyski, i cili është caktuar nga stafi për të ekzekutuar penalltitë nuk e lejoi.

Kjo shkaktoi polemika në fushë mes dy lojtarëve, ndërsa në fund të ndeshjes duket se sulmuesi shqiptar ka ofenduar edhe trajnerin. Kjo ka bërë që kuqeziu të akuzohet se ka prishur atmosferën brenda skuadrës dhe për këtë arsye tashmë klubi ka vendosur ta shesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›