Eliminohen Real e Milan

Nëntë herë kampioni i Evropës në futboll, Real Madrid dhe shtatë herë kampioni tjetër Milan, janë eliminuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve nga Lyon e përkatësisht Manchester United.
Kjo e fundit të mërkurën mbrëma e ka deklasuar Milanin, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë, 4:0, në ndeshjen e kthimit të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Wayne Roony i kaloi ‘djajtë e kuq’ në avantazh prej 1:0 në minutën e 13-të, kur shënoi gol me kokë. I njëjti futbollistë shënoi golin e dytë në këtë takim në minutën 46-të, për rezultat 2:0.
Avantazhin e Manchester United në 3:0 e ngriti J. S. Park në minutën e 59-të, kurse golin e katërt për anglezët e shënoi Fletcher në minutën e 88-të për rezultat përfundimtar 4:0.
Milani ishte jashtëzakonisht e zbehtë në këtë takim, dhe pati shumë pak raste shënimi – vetëm tri shosh nëpërmjet Ronaldinhos, Huntelarit e Beckham, kurse bëri shumë gabime në repartin defanziv.
Manchester United edhe në ndeshjen e parë e pati mposhtur ekipin italian me rezultat 2:3.
Edhe Real Madrid e ka befasuar gjithë Evropën, sepse për të gjashtin vit radhazi nuk ia doli të kualifikohet në çerekfinale. Spanjollët luajtën baras në shtëpi me Lyonin, 1:1. Por ky rezultat në çerekfinale e dërgoi Lyonin, pasi kishte fituar në ndeshjen e parë 1:0 ndaj mbretërve të Madridit.
Real Madrid ka kaluar i pari në avantazh prej 1:0, me golin që e ka realizuar C. Ronaldo në minutën e 6-të të ndeshjes.
Por, skuadra franceze i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 75-të, me golin që e shënoi Pjaniç.
Pas këtij goli të pësuar, spanjollët përpiqeshin të shënojnë, por dështonin pasi francezët ishin shumë të kujdesshëm, madje edhe e rrezikuan edhe dy-tri herë kundërshtarin.
Liga e Kampionëve
Man. Utd. – Milan 4:0 (3:2)
R. Madrid – Lyon 1:1 (0:1)