E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti mashtrues

Ose ai është një gjeni i mashtrimit, ose niveli i kampionatit bullgar është aq poshtë sa t’i përshtatet një amatori. Ose, ndoshta që të dyja bashkë. Ajo që është e qartë, pas kësaj ngjarjeje qesharake, është koha e internetit ku edhe dinakët kanë hapësirë.

Greg Akcelrod është një zotëri që nuk i mungon aspak fantazia. Është 27 vjeç, luan futboll një jetë tërë, por kurrë nuk e ka shijuar futbollin profesionist. Derisa nuk e gjeti një mënyrë gjeniale.

Ai e krijoi një ueb faqe në internet dhe realizoi një seri videosh, duke përfshirë një klip televiziv që e paraqet atë si Guardiola i ri i mesfushës. E gjithë kjo sigurisht duke pretenduar se është një ish futbollist i Paris Saint-Germain e i River Plate. Me të vërtetë për të qeshur!

Një bravo për të, e më pak lëvdata për zyrtarët e CSKA Sofia. Zyrtarët e klubit bullgar, të vendosur që ta ndjekin rivalin vendor Levski në kampionat, nuk hezitojnë dhe e thërrasin Akcelrod. Gjithçka e përkryer, por jo edhe për disa tifozë të CSKA.

Një numër i tifozëve e shfrytëzojnë internetin për të mësuar diçka më shumë për mesfushorin misterioz francez, duke depërtuar në një forum të tifozëve të PSG.

Dhe këtu gjendet gënjeshtari. Absolutisht, asnjëri nga tifozët e PSG nuk e njeh Akcelrod, që pretendonte se ka luajtur për klubin nga kryeqyteti francez në vitet 2006-08.

Lajmi më pas ka arritur deri te zyrtarët e CSKA, që e përzunë në shtëpi mashtruesin dy ditë pas ftesës së tij në Sofje. Kjo “martesë” e shpejtë nuk pati fund të lumtur. Mbi të gjitha nëse CSKA nuk arrin ta fitojë titullin në kampionatin bullgar...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›