Lewisin s’e la nëna të boksonte

Vitali Klitschko ka zbuluar se si nëna e Lennox Lewis e kishte ndalur atë për ta kërkuar ri-meçin kundër kampionit të atëhershëm të botës në peshat e rënda. Lewis e kishte mundur Klitschkon në qershor të vitit 2003, në një meç kontrovers të vlefshëm për titullin WBC, kur meçi ishte ndërprerë pas gjashtë rundesh në Los Angeles.
Ukrainasi kishte pësuar një çarje të rëndë në afërsi të syrit dhe meçi u ndërpre sipas rregullave, ngase atij i rridhte gjak pandërprerë. Sipas gjyqtarit të atij meçi, prerja ishte shkaktuar nga një goditje me grusht, ndërsa Lewis më pas u shpall automatikisht fitues.
Nëse do të konstatohej se çarja ishte shkaktuar nga një goditje me kokë, atëherë Klitschko do të deklarohej fitues i titullit, pasi kishte më shumë goditje. Planet për ri-meç i kishin dështuar ukrainasit Klitschko. Të mërkurën ai e ka zbuluar për herë të parë arsyen pse nuk u takua më kurrë në meç me Lewis.
“Lennox më kishte premtuar ri-meçin, por nëna e tij vendosi që ai të mos luftonte me mua. Ai më ftoi në Londër pa menaxher. Më tha se duhet të bisedonim. Shkova në dhomë dhe nëna e tij ishte atje. Biseduam për dy orë dhe nëna e tij po mundohej të më bindte. Pas kësaj shkova dhe ai më thirri disa herë duke më kërkuar falje. E ndjeva se nuk ishte vendim i tij, por i nënës. Jam munduar ta ndërroj vendimin e tij, por ishte e vështirë”, ka thënë ukrainasi 38 vjeç.
“Por, i isha mirënjohës Lennox Lewis, pasi kisha mundësinë ta provoja forcën time kundër boksierit më të mirë në botë. Ai ishte me fat sepse unë isha përpara, para se mjeku të vendoste për ndërprerjen e meçit”, përfundoi Klitschko i cili do ta mbrojë titullin WBC kundër Albert Sosnowski më 29 maj.