Shpërthimi i Bendtner

Nicklas Bendtner ka marrë lëvdata të panumërta pas het-trikut që e realizoi të mërkurën mbrëma kundër Portos, i cili ia siguroi ekipit të tij Arsenal çerekfinalen në Ligën e Kampionëve. Danezi kishte humbur disa raste kundër Burnleyt fundjavën që shkoi, kështu që askush nuk e priste se sulmuesi gjigant do të shpërthente në këtë mënyrë.
“Çdo herë kur luaj e lë prapa atë ndeshje kur të përfundojë. Këtë e bëra edhe me ndeshjen e së shtunës. Nganjëherë e ke ditën tënde dhe kjo ndodhi me Porton. Jam i lumtur me het-trikun tim, por nesër ne zgjohemi duke menduar për të ardhmen”, tha danezi që shënoi tregolëshin e parë në karrierë.
Atij i ndihmuan edhe Samir Nasri e Emmanuel Eboue për ta kompletuar fitoren e thellë 5:0 ndaj portugezëve. “Ishte ndjenjë e mirë të shënoja herët, por nuk e di nëse ka ndikuar kjo në lojën time. Kjo fitore do ta na japë besim të madh. Ne dëshirojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Është një gjë që nuk e kemi bërë më parë”, shtoi përfaqësuesi danez.
Edhe menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger, ishte i kënaqur me paraqitjen e Bendtner, me paraqitjen e të cilit ishte zhgënjyer fundjavën që shkoi.
“Kjo tregon se sa shpejt ndryshojnë gjërat në futboll, por shpresoj që atij nuk i ka dhënë kjo besim të tepruar. Natyrisht, kjo është një gjë e mirë për Nicklas. Jam i lumtur për të sepse të shtunën luajti mirë, por humbi raste, ndërsa sot i shfrytëzoi ato duke realizuar tri gola. Shpresoj që kjo do t’i japë dëshirë atij që të punojë edhe më shumë”, tha Wenger.