E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet topi finales së Madridit

Është prezantuar “Finale Madrid”, topi që do të përdoret në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila lojë do të luhet më 22 maj në Santiago Bernabeu, në kryeqytetin spanjoll. “Finale Madrid” është topi i dhjetë zyrtar i krijuar nga Adidas për finale të Ligës së Kampionëve.

Dizajni i topit shfaq dhjetë finalet e fundit të këtij kompeticioni prestigjioz, përfshirë edhe këtë të ardhshmen. Secila nga to janë përfshirë në yje, që janë zbukuruar me arë në brendi të tyre. Rrethet e yjeve janë ngjyrosur me të kuqe, ngjyra këto që përfaqësojnë flamurin spanjoll (kuq e verdhë), derisa hapësira e bardhë është inspiruar nga ngjyrat e qytetit të Madridit.

Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, finalja do të luhet të shtunën. Kryesisht dizajni i topit u ngjan atyre të fundit, por kishte edhe risi. Me moton “dizajni shndërrohet në teknologji”, Adidas e ka përshtatur në mënyrë perfekte dizajnin e yjeve, duke i bërë të pandara konceptin e finales dhe logon e Ligës së Kampionëve, e në anën tjetër duke garantuar që trajektorja e topit të jetë sa më e saktë dhe topi të jetë ideal për të gjitha kushtet e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›