Besëtytnitë e Ditës së Verës
Dita e Verës simbolizon largimin e stinës së ftohtë dhe ardhjen e periudhës së ngrohtë. Më 14 mars, bimësia zgjohet nga gjumi dimëror dhe nis të thithë nga toka lëngjet që i nevojiten për t’u rritur. Të parët tregojnë se, një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të nisur festimet. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtambën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar.
Kjo festë bëhet me besimin se Dita e Verës sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore dhe ritet ndërlidhen me zgjimin e bimësisë, gjallimin dhe kalimin nga dimri në pranverë.
#