Borxh ndaj Swanseas

Besian Idrizaj i ka lënë prapa krahëve problemet me të cilat u përball viteve të fundit. Sulmuesi kosovar tash dëshiron t’i bashkohet luftës së ekipit të tij Swansea City, për inkuadrim në Premierligë.
Idrizaj, që ka nënshtetësi austriake, shpreson që t’ia shpaguajë klubit të tij besimin e dhënë, pas ferrit të kohëve të fundit. Pas një periudhe të gjatë me ekipin e dytë të Swanseas, Idrizaj të martën e kaluar u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes nga trajneri Paolo Sousa, në fitoren ndaj Watfordit.
“Problemet që kisha janë larguar nga mendja ime. Unë dëshiroj që t’ua shfaq udhëheqësve të klubit dhe fansave se çka mund të bëj. Unë dëshiroj t’ua shpaguaj atyre për besimin që treguan ndaj meje dhe për mundësinë që ma kanë dhënë. Jam i gatshëm ta demonstroj kualitetin tim qysh tash”, tha Idrizaj për uebfaqen thisissouthwales.co.uk.
Idrizaj, kur po luante te Wacker Innsbruck, dy vjet më parë, kishte pësuar një kolaps në fushë, ku i rrezikohej edhe karriera. Fatmirësisht, problemi që parashihej të kishte me zemër, doli të ishte vetëm një virus. Idrizaj tregon se pas këtij rasti ishin rralluar ofertat, ngase klubet, transferimin e tij e shihnin si një rrezikim. Mirëpo, falë Swansea Cityt, Idrizaj e ka mundësinë që ta kompensojë kohën e humbur.
Ai ishte shpallur futbollisti më i mirë i ri i vitit në Austri, në vitin 2005, për t’u transferuar më pas te Liverpooli. Ai ishte huazuar te Lutoni e Crystal Palace, por që nuk pati paraqitjet e tij më të mira, të cilat e larguan përkohësisht nga futbolli anglez.
Por, Swansea i ndryshoi gjërat për Idrizajn, që tash po sheh dritë. Gjatë këtij sezoni, ai pati vetëm një paraqitje nga fillimit për Swans, ndërsa 4 i nisi nga banka e rezervistëve, përkatësisht 98 minuta në përgjithësi.
Idrizaj thotë se tashmë i ka kaluar problemet shëndetësore, por edhe mentale, pasi bëri paraqitjen e parë me ekipin e parët të Swanseas, të martën, gjë e cila i mungonte nga muaji dhjetor.
“Kam kaluar momente të ferrit, edhe pse jam vetëm 22 vjeç. Problemet me të cilat kam hasur, kanë bërë që të gjithë të mendonin se karriera ime kishte përfunduar. Unë e dija se në fund do të mund të luaja sërish futboll profesionist në nivel të lartë. Jam rikthyer pas disa pengesave, por tash mund ta shoh një të ardhme të ndritshme përpara vetes”, vazhdoi ai.
Idrizajt i ishte dhënë mundësia që të luante kundër ekipeve Scunthorpe e Plymouth, por që nuk i kishte shfrytëzuar, pasi konsideron se në atë kohë nuk ishte i gatshëm për të luajtur në atë nivel. Në ndeshjet e ardhshme, ai thekson se do të mundohet ta japë maksimumin, nëse i jepet rasti.
“Rasti më i mirë më është dhënë te Swansea, por më është nevojitur një kohë që të adaptohem. Kundër Scunthorpe e Plymouth nuk isha i përgatitur fizikisht dhe goditjet dhe lëvizjet nuk ishin më të mirat. Por, kisha kohën e duhur për të stërvitur dhe duke luajtur me ekipin e rezervistëve, ndërsa në disa ndeshje qëndrova në bankinë në kampionat. Këto gjëra e ndihmojnë rikthimin tim”, tha sulmuesi kosovar.
Kohë më parë, reprezentuesi i përfaqësueses U-21 të Austrisë ishte ftuar në shërbim kombëtar nga shteti austriak, por kosovari thotë se nuk e ka ndërmend ta kryejë ushtrinë atje.
“Babai im e kishte përfunduar shërbimin kombëtar, edhe dy vëllezërit e mi gjithashtu. Më kanë mësuar se si të gjuaj me armë, si ta mbush dhe ta zbraz. Isha i dëshpëruar me këtë. Është çmenduri, por në vendin tim është një gjë të cilët nuk mund t’i shmangesh. Nuk besoj se do të rikthehem, nuk do të jem vullnetar për ta kryer shërbimin kombëtar. Jam optimist se më mirë do të gjuaj drejt portës, sesa me armë”, deklaroi në fund Idrizaj.