Eliminohet, Tirana barazon 1-1 me Utrehtin
Tirana e mbylli me nder fushatën kualifikuese në Ligën e Europës, duke barazuar 1-1 në “Qemal Stafa” me holandezët e Utrehtit, edhe pse u eliminua në turin e dytë eliminator pas rezultatit të përgjithshëm 1-5, pasi takimin e parë në Holandë e kishte humbur 4-0. Volsvinkel shënoi për Utrehtin në minutën e 3-të, ndërsa Lilaj barazoi për bardheblutë në minutën e 11-të. Tirana në turin e parë eliminator eliminoi hungarezët e ZTE-së (0-0, 1-0).
Liga e Europës, Olimpiakos –Besa 6-1
Besa pësoi një humbje të thellë 6-1 me Olimpiakosin e Pireut në Athinë, edhe pse pjesën e parë e mbylli pa gola. Takimi ishte i vlefshëm për ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Europës. Golin e vetëm për verdhezinjtë shqiptarë e shënoi maqedonasi Dimitrija Lazarevski (1-1, 48’). Kavajasit e Shpëtim Duros kishin humbur ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” me rezultatin 5-0 (11-1 në total të dyja ndeshjet).
Migen Memelli e nis me gol
Sulmuesi shqiptar Migen Memelli e ka nisur me gol aventurën e tij në Egjipt me skuadrën e tij të re, Al-Faisaly, i drejtuar nga ish-trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç. Ish-sulmuesi i Flamurtarit shënoi një gol në 45 minutat e para të luajtura në fitoren 5-0 të ekipit të tij në miqësoren kundër një ekipi tjetër egjiptian. Pas dy ditësh, Al-Faisaly do të luajë kundër Al-Ismaily.
23 Korrik 2010