E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për ish-kryeinspektorin e karburanteve



TIRANË - Gjykata e Lartë ndryshon masën e arrestit për ish kryeinspektorin e karburanteve Virgjil Joti, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Vendimi u dha nga Gani Dizdari, kreu i kolegjit penal në Gjykatën e Lartë në seancën ku relatore ishte gjyqtarja Majlinda Andrea. Në 1 Qershor të këtij viti Virgjil Joti, ish-kryeinspektor pranë Inspektoratit Qendror Teknik të Karburanteve, së bashku me dy vartësit e tij Luan Qato dhe Kastriot Llakaj, me detyrë inspektorë u arrestuan pas kallëzimit të një grosisti nga Vlora, i cili prej 10 vitesh merrej me importimin e karburanteve nga Italia dhe Spanja. Në kallëzimin e tij, grosisti nga Vlora tregonte se për çdo anije që sillte nga Italia e Spanja, ai detyrohej t’i paguante 10 mijë euro funksionarëve të shtetit, duke përfituar në total shumën prej 100 mijë euro.

Mbjell 271 rrënjë cannabis, arrestohet pronari i tokës

SHKODËR - I gjenden cannabis i mbjellë në tokën bujqësore, është vënë në pranga një person. Policia e Shkodrës tha se dy ditë më parë, konkretisht në orën 15:30, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gazmend Geshtenja, 40 vjeç, banues në fshatin Venilaj, Komuna Oblikë, rrethi Shkodër. Arrestimi i këtij personi është bërë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një parcelë në tokë bujqësore, në pronësi të të arrestuarit, është parë se ishin mbjellë 271 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva, që janë asgjësuar me anë të djegies. Nga ana e policisë janë kryer veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Gazmend Geshtenja, dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “kultivim të lëndëve narkotike”.

Grabitet shkolla, merren 18 regjistra të vitit 2004-05

KUKËS - Grabitet shkolla 9-vjeçare në fshatin Morinë të Kukësit. Krahas dëmtimit të bazës materiale janë zhdukur dhe 18 regjistra që i përkisnin viteve 2004 -2005. Drejtori i shkollës ka deklaruar se këto dokumente përmbanin te dhënat e të gjithë nxënësve që kanë kryer shkollën gjatë kësaj periudhe. Edhe pse ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje përpjekjet për të zhdukur përfundimisht notat e nxënësve rezultuan të dështuara. Perverse në regjistrat e shkollës të dhënat e nxënësve janë të dixhitalizuara në zyrat e drejtorisë arsimore të Kukësit, kjo e fundit pritet t'ia vërë sërish në dispozicion shkollës.

23 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›