Elis Bakaj mes Sivasporit dhe Genclerbirligi
Elis Bakaj fantazisti i Dinamos duket se ka nje mundesi te madhe te kaloje ne merkaton e dimrit ne Turqi. Madje te pakten dhe sipas burimeve te sigurta prane presidences dinamovite me shume mundesi mund te jete kalimi ne kete skuader e cila ka nje fare emri dhe niveli ne ligen e pare turke. Dhe per Bakajn pas mungeses se firmes ne kontraten e Hanover 96 ne Gjermani ne veren e ketij viti Turqia do te jete mundesia me ideale per te luajtur jashte vendit. Sigurisht qe nje kalim i fantazistit ne Turqi do te jete dhe nje mundesi e mire financiare per drejtuesit e klubit aq me shume qe futbollisti ka dhe nje vit kontrate me Dinamon. Duhet permendur faktin qe ne dhjetor te 2009-es Elis Bakaj eshte blere ne shifrat 100.000 euro nga Partizani.