Inzaghi pensionohet në Milan

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 17:52
Pippo Inzaghi ka bërë të ditur se synon të përfundojë karrierën në Milan, ndërsa shpreson të kthehet në fushë gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi veteran pësoi lëndim serioz në gju më herët gjatë këtij edicioni dhe pas operacionit besohej se nuk do të mund të paraqitet në vazhdim të sezonit.
Por, i intervistuar nga Kalispera, Inzaghi tha: “Shpresoj të kthehem para përfundimit të sezonit. Jose Mourinho më telefon çdo tre ose katër ditë për t’u interesuar rreth gjendjes sime. Do të pensionohem në Milan”.