E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo teston lojtarin e arrestuar per trukim

Duke pasur probleme ne mbrojtje Dinamo po kerkon nje qendermbrojtes ndaj edhe ka nisur nga gjuetia pa filluar ende merkatoja. Por nga informacionet e marra 24-vjecari eshte nje prej nente lojtareve te implikuar ne trukimet e ndeshjeve sezonin e kaluar ne Kroaci. Madje sipas informacioneve te marra nga mediat e shumta kroate por edhe nga deklarata e sulmuesit te Tiranes Pero Pejic ka luajtur tek kjo skuader sezonin e kaluar ne nje interviste para disa kohesh per Panorama Sport ish-koleget e tij perfshi edhe Sasha Mus kane bere edhe burg pikerisht per skandalin e trukimeve ndersa tani ndiqen ne gjendje te lire.
Trukimet - Ne qershor te ketij viti policia kroate nisi nje aksion kunder basteve te paligjshme nga ku dolen se ishin implikuar edhe shume lojtare. Keshtu nga hetimet e bera u vune nen pranga 20 futbolliste te Kampionatit kroat Kategoria Superiore nga ku nente prej tyre i perkisnin skuadres Kroatia Sesvete. Vlen te theksohet se te nente lojtaret e kesaj skuadre ishin titullare dhe nga hetimi doli se vetem mesfushori Mario Loncar dhe sulmuesi Pero Pejic nuk ishin te implikuar ne shitje ndeshjesh. Nente futbollistet ishin portieri Ivan Banovic mbrojtesit Dario Suska Goran Jerkovic Miljenko Bosnjak Sasha Mus mesfushoret Mario Cizmek e Marko Guje si dhe sulmuesit Ante Pokrajcic e Miljenko Bosnjak. Sipas policise 8 nga 10 ndeshjet e fundit te kesaj skuadre kane qene qe te gjitha te trukuara dhe se keta lojtare kane nxjerre me shume se 40 mije euro secili.
Testimi - Nga ana tjeter drejtuesit e Dinamos duke pare problematiken ne mbrojtjen e ekipit te tyre si duket nuk jane nisur me shume nga emri sesa thjesht testimi i nje lojtari te huaj. Ne fakt mbrojtja eshte pika qe blute kane shfaqur probleme sepse pertej Pishes apo dhe Malotes qe eshte i demtuar Malakarne nuk eshte me si vitin e kaluar kurse Guga e ka te veshtire te pershtatet me mentalitetin e te luajturit te Dinamo.

Sasha Mus

Datelindja 19 korrik 1986 Vendlindja Slavonski Brod Kroaci Roli Qendermbrojtes Skuadra e meparshme
2007-2010 NK Kroatia Sesvete
55 ndeshje/1 gol tha Pejic per trukimet

Skandalin e trukimeve e ka konfirmuar edhe ish-sulmuesi i Kroatia Sesvete tashme te Tirana Pero Pejic ne nje interviste per Panorama Sport para disa kohesh ku ai thoshte Po eshte e vertete. Nga 12 ndeshje qe une kam luajtur gjate pjeses se dyte te sezonit te Kroatia Sesvete 8-9 prej tyre dolen se kishin qene te trukuara. Skandali perfshiu 9 lojtare te skuadres ku une aktivizohesha dhe te gjithe ata u futen ne burg. Policia kishte pergjuar telefonat e tyre dhe ne fund te sezonit u arrit ne konkluzion se keta lojtare kishin shitur ndeshje. Une dhe nje mesfushor Mario Loncar kemi qene te vetmit qe nuk jemi implikuar ne keto trukime. Mbaj mend qe edhe mua mu afruan njerez nga jashte skuadres dhe me dhane 10 mije euro qe te shisja ndeshjen por nuk pranova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›