Mancini shpreson ta bindë Tevezin

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 17:50
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, shpreson se Carlos Tevez do të mbetet në klub, pavarësisht kërkesës së sulmuesit argjentinas për largim nga Eastlands.
Tevez, 26 vjeç, ka thënë se marrëdhëniet e tij me disa drejtues të klubit janë shkatërruar dhe nuk mund të përmirësohen.
Mirëpo, Mancini ka thënë: “Do të bisedoj me të. Ai është futbollist i yni dhe shpresoj se ai do të vazhdojë të luajë dhe të shënojë gola për ne. Jam i dëshpëruar sepse jemi në një moment të mirë dhe në pozitë të mirë në tabelë. Carlos ka edhe tri vjet e gjysmë në kontratën e tij”.