Ibra: Dua të shkruaj historinë si Van Basten
MILANO- Një ditë pas deklaratave të Marko Van Basten, se Zllatan Ibrahimoviç është një sozi e tij, suedezi nuk ka pritur gjatë për të shprehur lumturinë. I intervistuar nga Milan Channel, lideri i skuadrës së Alegrit ka shprehur simpatinë për ish-futbollistin holandez, ndërsa ka shprehur objektivat për këtë sezon.
“Dua të fitoj gjithçka, është normale, - tha ai. – Kemi tre objektiva: titull, Champions dhe Kupë Italie. Van Basten? Më pëlqejnë komplimentet, por nuk është se llastohem. Unë dua të jap gjithnjë më të mirën dhe dua të shkruaj historinë e Milanit. Më pëlqen shumë fakti që më krahasojnë me Marko Van Basten, por ai është një legjendë dhe nuk mund të bëhen krahasime me legjendat”, deklaroi sulmuesi i Milanit për holandezin.
Gjithsesi, Milani i këtij viti duket se varet totalisht prej tij. “Te Milani kam gjetur një traditë të madhe dhe një ambient të shkëlqyer, - thotë ai. – Nuk kam jetuar kurrë në një atmosferë të tillë, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Ibra më pas citon dy futbollistë: “Më mungon shumë Inzagi, brenda dhe jashtë fushe. Nëse kthehet para fundit të sezonit i premtoj një asist të bukur, jam i sigurt se do të jetë më i fortë. Ndërsa Gatuzo është një motivues i madh, adrenalinë e pastër. Në fushë është një bishë”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)