Elis Bakaj nuk bind ende, por Hanoveri i jep edhe një shans
Shtypi, ai që e kryqëzon shqiptarin: sipas tyre, Elis Bakaj ka treguar pak deri tani dhe nuk është përforcimi i duhur për Hanoverin, i cili kërkon një mesfushor të krahut të majtë. Por trajneri Mirko Slomka ka qenë i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Bakaj, i cili luajti në pjesën e dytë në takimin Hanover-Crvena Zvezda 2-3. "Paraqitja e tij më ka pëlqyer më tepër gjatë ndeshjes së sotme sesa gjatë stërvitjeve", u shpreh Stomka, trajneri i Hanoverit pas ndeshjes, i cili do të shtonte se ai do ta testojë Bakajn edhe në ditët në vazhdim. Bakaj pritet të jetë sërish i pranishëm në fushë me Hanoverin edhe në dy ndeshjet miqësore të radhës, Ankarasë të dielën dhe ndaj Valencias më 31 korrik. "Mesfusha është pika më e dobët aktualisht dhe Bakaj mund të na ndihmojë, duke pasur parasysh edhe dëmtimin e Lalës, si dhe gjendjen jo shumë të mirë që po kalon shqiptari tjetër Rama", u shpreh trajneri i Hanoverit.
#