E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elisabeth Tejlor fejohet në moshën 78-vjeçare



Aktorja Elizabeth Tejlor, në moshën 78-vjeçe raportohet se është fejuar dhe planifikon të martohet për herë të nëntë. Në një gjendje jo të mirë fizike, e detyruar të lëvizë me karrocë me rrota, aktorja që dikur ka qenë e famshme për bukurinë dhe talentin e saj ka shkëmbyer unazat me të dashurin Xhezon Uinters, i cili është 49 vjeç. Lajmi bëhet i ditur nga revista “Us Weekly”. “Nuk është sekrete që ata kanë qenë së bashku gjithmonë dhe janë në dashuri, prandaj nuk është çudi e madhe nëse ata janë fejuar. Për momentin po e mbajnë fejesën të fshehtë, për ta gëzuar në privatësi të plotë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin. Tejlor është martuar tetë herë deri tani, dy prej të cilave me Riçard Burton.

Xhim Keri
Mbron sportistin Tajgër Uds

Xhim Keri ka komentuar skandalin e tradhtisë së Tajgër Uds dhe ka thënë se gruaja e yllit të golfit duhet ta dinte për pabesitë e tij. Aktori i ka bërë komentet në faqen e tij në “Twitter”, vetëm disa ditë pasi bëri publike ndarjen nga e dashura Xheni Mekarthi. “Tajër Uds nuk i ka borxh askujt asgjë, por vetes së tij. Asnjë grua nuk është aq e verbër të mos e shohë gjithë atë pabesi. Elin është dashur të jetë një shoqëruese vullnetare në udhëtimet e tij, për çfarëdo arsye”, ka thënë Keri. Disa ditë më parë, një 23-vjeçare iu shtua listës së gjatë të të dashurave të Uds. Ajo vendosi të rrëfente detajet që kishin ndodhur midis tyre, pasi ndihej i zhgënjyer nga Uds dhe lidhjet e tij me shumë femra.

12 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›