Partia e re e Sali Berishës
Sali Berisha nuk merret më me Partinë Demokratike. Partia e tij, e cila prej vitit 1992 nuk ka qenë asnjëherë parti e parë në vend nën drejtimin e tij, thellë- thellë i ngjall një lloj bezdie. E lodh me pafuqinë e saj për tu rritur dhe nervozon me futjen e saj në ujë sa herë ka zgjedhje. E lodh mbi të gjitha vetëdija e tij se njerëzit që ka lënë në krye të punëve tentojnë ta informojnë apo ta konsiderojnë të parin e tyre. Për 20 vjet ia ka dalë të mbajë larg saj identitete politike të PD-së, ia ka dalë ta bëjë një realitet të pranuar se ajo nuk është një parti që mund ti kërkosh llogari për rregulla, statute, kuvende apo zgjedhje, ia ka dalë praktikisht ta mbyllë atë derë dhe të mos prodhojë më asnjë lajm dhe asnjë histori që nga 3 korriku i 2005, kur copëtimi i së majtës në tri kampe mes Nanos, Metës dhe aleatëve të Nanos, bëri që ai të formonte shumicën qeverisëse në vend.
Prej 2005-ës Sali Berisha nuk drejton më Partinë Demokratike, por Partinë e tij Socialiste. I qartë se mbijetesa e tij në pushtet nuk varej më nga partia e tij, por shkatërrimi i kundërshtarit, ai ka ngritur një sistem të tërë të korruptimit politik në vend, që tejkalon frymën antiopozitare që ka pasur qeverisja e Ilir Metës dhe Fatos Nanos para vitit 2005. Sali Berisha në të vërtetë është kryetar i kësaj partie pa emër, pa fytyrë dhe pa numra, të cilën e miklon të qëndrojë rrotull tij, e afron, por jo aq shumë sa të rrezikohet prej tyre, e paguan, por jo aq shumë sa të ndezë xhelozi, e mbron, por jo aq shumë sa ti bëjë të padobishëm. Dy ish- kryeministrat socialistë me të cilët ai ka pasur beteja deri në pikën e ekzistencës së tij, janë kthyer tashmë në dy flukse politike që Berisha po përpiqet ti menaxhojë prej vitit 2005.
Më poshtëruese është sjellja e tij me Fatos Nanon. Në vitin 2007 ai e thirri atë në një takim privat larg syve të të gjithëve, duke hedhur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë politik. Nuk bëhet fjalë për shfaqjen e tij para kamerave me Fatos Nanon, por një javë më parë. U takuan dhe Fatos Nano mendoi se u morën vesh për të ndihmuar njëri- tjetrin. Dhe Fatos Nano e ndihmoi. I doli në krah disa herë rresht. Erdhi korriku i vitit 2007 dhe ai priste të fitonte diçka. Berisha nuk ia dha. Nano jo vetëm që nuk iu mërzit, por eliminoi nga gara dhe Neritan Cekën që po tentonte të bëhej president.
E njëjta gjë u përsërit në zgjedhjet parlamentare dhe më pas në zgjedhjet lokale. Një fluks i tërë ish ministrash të Fatos Nanos, ku Islami shquante mbi të tjerë, filluan jo vetëm të bashkëpunojnë me Berishën, por të shkojnë në pozicione ekstreme, duke ndjekur zgjedhjet nga e njëjta tavolinë kafeneje me Sali Berishën, në betejën ku votat grabiteshin në mes të ditës. Fatos Nano, me shpresë se Berisha do tia dijë këtë nder, përsëri nuk foli. Nuk foli për vjedhje të votave në Tiranë. Nuk e dënoi aktin e përmbysjes së rezultatit në tavolinë. Islami dhe njerëzit e tij jo e jo. Përkundër kësaj filluan të bëjnë llogari me gishta e të tregojnë se Berisha kishte fituar. Berisha ishte 24 orë në kontakt me ta. Biznesmenë dhe propagandistë të oborrit të tij u bënë pjesë e kësaj historie. Biznesmenë që kapën shtetin dhe u përfshinë në investime të frikshme antiopozitare siç është projekti Klan, i financuar nga këta biznesmenë, dhe një rrjet i tërë mediash antiopozitare filluan të kompleksojnë opozitën se ajo nuk do të ketë të ardhme nëse nuk dorëzohet para Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Neveria shkoi deri atje, sa të evokonin dhe kohët e arta të Fatos Nanos si e vetmja shpresë për të majtën.
Opozita filloi të reagojë ngadalë dhe i zmbrapsi këta zëra. Në diferencë me Berishën, ajo bën zgjedhje në parti, bën garë dhe ndan në mënyrë publike postet që i ofrohen për institucionet e shtetit. Fatos Nano shfaqet përsëri para kamerave. Projekti më i frikshëm antiopozitar në Shqipëri i bashkoi para kamerave. Berisha i jep dorën paksa si i zënë në faj dhe Nano paksa i rreptë që ende ska marrë gjë. Në sfond shikohej qartë fytyra e jargavitur e mblesit të kësaj fotoje. Gjithçka duket si një biskotë pa sheqer për të shuar lëngjet që i kanë mbushur stomakun Fatos Nanos para zgjedhjes së presidentit. Nuk ka për ta bërë përsëri. Nuk e do për president. E do për të mbajtur PS të lidhur me emrin e atij me të cilën e ka mundur atë parti.
Meta po ashtu nuk rri shumë larg Fatos Nanos. I ka dhënë Sali Berishës dy herë pushtetin në vitin 2005 dhe 2009, dhe ishte i qartë në projektin e tij se me copëtimin e së majtës do të detyronte Edi Ramën të gjunjëzohej. Por fati e ndëshkoi rëndë. Në përpjekje për të kontrolluar gjithçka, ai hyri në konflikt me Dritan Priftin, dhe ky i fundit bëri një histori të re për politikën shqiptare, duke u ndarë nga pushteti jo duke mërmëritur siç bëjnë shumica e njerëzve të kapur në këtë vend, por duke gjëmuar. Vuri gishtin mbi mafien e oborrit të Berishës dhe hetimet ia provuan akuzën. Vuri gishtin mbi Ilir Metën dhe skandali u bë publik në një video rrëqethëse që shpjegon gjithë arsyet përse Ilir Meta është në politikë. Pas kësaj Partia Demokratike, tashmë e braktisur nga Berisha, u tkurr në zgjedhjet e fundit me shpresë që të transferonte vota këshilltarësh tek LSI, me qëllim që shqiptarët të dekurajoheshin për ndëshkimin e mundshëm me votë të korrupsionit. E bëri dhe atë. Por kudo që Ilir Meta kandidoi për kryetar bashkie apo komune, humbi. Asnjë shqiptar nuk denjoi ta votonte atë, përveç trafikut të votave që rrodhi në një proces dytësor të parëndësishëm për qytetarët.
Sali Berisha pas kësaj filloi një fushatë arrestimesh të njerëzve të tij duke e izoluar vetëm tek katër mandatet që ai ka në Kuvend, ato që janë e gjithë arsyeja përse Berisha e do Ilir Metën. Tashmë Ilir Meta është përditë e më i izoluar. Njerëzit e PD e urrejnë se e shikojnë si një hajdut që u ka hyrë me lugë në brez në shtëpinë e tyre. PS e urren si një hajdut që ka shitur idealin e tyre. LSI e shikon me dyshim se nuk ka fuqi ti mbrojë më nga prangat e policëve. Biznesmenët që e kanë financuar e shikojnë me dyshim investimin e tyre pasi shikojnë se kush kërkon lekët, përfundon në burg. Aleatët e tjerë të PD e shikojnë me smirë dhe ankth se mos ai u merr pjesën e luanit në koalicionin me PD. Një futje e mundshme e Metës brenda koalicionit me PD do të bëjë që gjithë partitë e vogla të punojnë për Ilir Metën. Dhe ai pret një shpërblim nga Berisha për gjithë këto sakrifica. Siç e shikoni, fytyra e plakur e Berishës nuk ka fuqi më as të dhurojë buzëqeshje. Atij i duhet që askush nga socialistët e tij të mos rehatohet. Askush të mos ndjehet përfundimisht i qetë me Berishën. Askush të mos pushojë së hedhuri një gur mbi PS. Tërbimi i madh pse Rama kërkon përjashtimin e Islamit nuk është se i dhimbset Islami, por se nuk i duhet më. Ai e do atë atje, të flasë si socialist, të veprojë kundër PS si socialist dhe të përfshihet në betejë elektorale kundër PS si socialist. I përjashtuar atij nuk i duhet për asgjë. Ai dhe ashtu ka plot të papunë rreth vetes.
Partia që Berisha drejton është ndoshta partia më dinamike në botë, pasi është partia e njerëzve të përdorur, që ai shpreson se do ti kompensojnë pafuqinë e Partisë Demokratike për të qenë ndonjë herë forcë e parë në këtë vend. Pas 20 vitesh në demokraci ai k
