Eliza Dushku merr nënshtetësinë shqiptare
10/08/2011 Dekreti iu dorëzua dje nga Presidenti në një ceremoni enkas për këtë qëllim
Topi: Ju jeni tashmë imazhi më i mirë i shqiptarëve kudo në botë
Që nga dita e djeshme aktorja e njohur e Hollivudit Eliza Dushku ka nënshtetësinë shqiptare. Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, Dushku është pritur dje nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Në këtë vizitë aktorja ka qenë e shoqëruar nga fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani. Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore Presidenti Topi vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut, si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore. Në këtë kontekst, kryetari i shtetit shqiptar vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet. “Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve, që punoni për Shqipërinë, - iu drejtua Presidenti Topi të pranishmëve në këtë takim. - Janë pikërisht këto arsye që, me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut.” Në vijim Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila i shprehu Presidenti Topi mirënjohjen e thellë për pritjen dhe dhënien e shtetësisë shqiptare.
Tatutazhi i Elizës
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekretit aktorja Eliza Dushku nuk ka ngurruar t’i tregojë Presidentit Topi dhe shqiponjën e vizatuar në pjesën e kurrizit, tatuazh që ajo e ka bërë në Shqipëri përpara disa vjetësh, kur erdhi për herë të parë. Gjesti i aktores ka shkaktuar një ndjesi humori në ambientin zyrtar të Presidentit. Aktorja Eliza Dushku do të qëndrojë në Shqipëri rreth dhjetë ditë për të xhiruar një dokumentar për bukuritë shqiptare dhe të Kosovës, dokumentar që do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara Amerikës.