Ndoka: Aleatët e PS do propozojnë Topin
10/08/2011 Gara për kreun e ri të shtetit
Presidenti aktual, Bamir Topi do të jetë kandidatura e përzgjedhur nga partitë aleate të majta për të rikandiduar për një tjetër mandat në krye të këtij institucioni. Një fakt I tillë u bë dje I ditur nga kreu I Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, I cili gjatë një interviste televizive dha qartazi qëndrimin e partitë të pozicionuara në krah të Partisë SOcialiste, lidhur me garën për kreun e ri të shtetit. “Presidenti, Bamir Topi padiskutim që do të ketë mbështetjen tonë, pra partive aleate opozitare që sot ndodhen në bashkëpunim me Partinë Socialiste. Do të jetë kërkesë e jona që zoti Topi të jetë një kandidaturë e të gjithë opozitës së njësuar. Ky është një debat që mund të hapet. Që kërkon kohë, e që padiskutim do të pasojë edhe me ndryshimet kushtetuese etj”, vuri në dukje, Ndoka. Sipas tij, kjo do të jetë një betejë e madhe, të cilën Partia Demokratike, po e kthen në një betejë politike personale duke sulmuar personalisht institucionin e presidentit dhe vetë zotin Topi. Për këtë arsye, kreu demokristian, i mëshoi faktit se “opozita në këtë rast e ka për detyrë që të mbështesë më tepër institucionin e presidentit sesa emra të përveçëm dhe këtë ne do ta bëjmë padiskutim në të gjithë hapat tonë të ardhshëm, pa qenë të fokusuar e të fiksuar tek kandidatët dhe emrat e përveçëm pasi për ne është shumë i rëndësishëm procesi. Pra së pari të vendosim ato standarte mbi zgjedhjen e presidentit, të vendosim ndryshimet kushtetuese pastaj pjesa e emrave, e kandidaturave, i takon së ardhshmes”. Njëkohësisht, Ndoka u shpreh se “ne do ta rikthejmë Kushtetutën në parametrat e vitit 2008, pasi ajo nuk është një letër që ndryshohet sipas dëshirave. Në pikën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, e konsideroj si një gafë të papërgjegjshme të opozitës ndryshimin e bërë, për faktin se Kushtetuta është ndërtuar mbi disa parime, mbi disa garanci dhe disa shtylla të cilat e mbajnë atë”.