Gjinushi: Ndryshimet kushtetuese, kriza jo te Presidenti
10/08/2011 Kreu sociademokrat kërkoi nga lidershipi socialist t’i japë vendit zgjidhje politike
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, lëshoi dje një sërë kritikash në adresë të lidershipit socialist. Duke ritheksuar dhe një herë qëndrimet e tij lidhur me pozicionin e opozitës ndaj mazhorancës aktuale, kreu socialdemokrat i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës e kryesisht të Partisë Socialiste që t’i japin vendit një zgjidhje politike. Madje, në gjykimin e kryetarit të PSD-së kriza aktuale nuk mund të zgjidhet me ndryshime kushtetuese, pasi ajo nuk ndodhet në Presidencë, por në qeverisje.
Qëndrimi ndaj PS-së
Kryetari i PSD-së nuk kurseu kritikat ndaj drejtuesve të kampit socialist. Kështu, duke iu referuar qëndrimeve që kanë përfshirë këtë kamp, Gjinushi vuri në dukje se përsëri debati bëhet në PS dhe nuk bëhet në Partinë Demokratike. “Opinioni merret përsëri me çfarë do të ndodhë në PS dhe jo me atë se çfarë do të ndryshojë në PD apo në qeveri. Absolutisht opozita tregon se ka ndenjur pasive dhe me këtë pasivitet nuk mund të zhvillohet më lufta kështu me idenë se kësaj qeverie nuk ke ç’i bën, është e dështuar. Populli, po të dojë, ta mbajë, ai pret që të bjerë vetë. Kjo nuk është zgjidhja.” Madje, në këtë kontekst kreu socialdemokrat e pa si të pavend mundësinë e eksperimentimeve. “Opozita s’mund të ndjekë rrugën e gjoja të një qëndrimi konstruktiv. Opozita ka vetëm një rrugë: t’i ofrojë vendit zgjidhjen politike”, - u shpreh Gjinushi. Sipas tij, është e domosdoshme një opozite radikale. “Partia Socialiste ka përgjegjësinë më të madhe për të kryer këtë mision opozitar, pasi erdhi koha që përfundimisht të bëjë opozitën e vërtetë. Koha e gjoja kompromiseve, koha e opozitës ‘konstruktive’, absolutisht ka kaluar”, - vuri në dukje Gjinushi lidhur me një çështje të tillë. Në vlerësimin e Gjinushit bashkëpunimi i së majtës me shumicën aktuale nuk mund të sjellë asgjë pozitive, përkundrazi, thellon dhe më tej krizën në vend. Për këtë arsye ai i kërkoi lidershipit socialist të mos pranojë asnjë ftesë për dialog nga mazhoranca qeverisëse. “Opozita nuk është për të bërë sehir dhe për bashkëpunim për bëmat e gjëmat e qeverisë”, - vuri në dukje Gjinushi.
Ndryshimet kushtetuese
Ndryshimet kushtetuese në vlerësimin e kryetarit Gjinushi nuk do të arrijnë të zgjidhnin krizën politike në të cilën është përfshirë vendi që prej zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit të vitit 2009. “Kriza është e qeverisë, nuk është te Presidenti. Këtë e kemi thënë që më 2007-n. Hoqëm Moisiun, mbajtëm Saliun. Pra, rrjedhimisht kriza nuk është as te Presidenti, as te ndonjë gjykatë e caktuar. Kriza është në kokë”, - vuri në dukje Gjinushi lidhur me një çështje të tillë.