Eliza Dushku, nudo për “The alphabet killer”
Pas suksesit të arritur në shumë filma të realizuar për një kohë të shkurtër, tashmë ajo vjen më joshëse se kurrë. Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka tentuar të zhvishet për filmin më të ri të titulluar “The alphabet killer”, një thriller që u prezantua para dy ditësh në Festivalin e Filmit në Itali. Ky film është bazuar në një histori të vërtetë dhe Eliza luan rolin e një agjenteje policie që quhet Megan Peixh, e specializuar në fotografimin e skenave të krimit. Peixh megjithatë ka një problem: përndiqet nga shpirtrat e viktimave që nuk e lënë të qetë derisa vrasësi i tyre të paguajë për krimin që ka kryer. Në këtë mënyrë, Dushku vazhdon me filmat horror. Ky personazh na kujton personazhin që aktorja luan në filmin “Tru Calling”, në të cilin ajo është një studente e diplomuar në mjekësi por me një dhunti të çuditshme për të folur me kufomat dhe për të rijetuar ditët e tyre të fundit të jetës për të parandaluar vdekjen. Por në kurikulumin e Elizës renditen një sërë filmash si: “True Lies” me aktorin Arnold Shvarceneger dhe filmi horror “Wrong Turn”.
Gaj Riçi, histori dashurie me Jemina Khan
Regjisori Gaj Riçi duket se e ka harruar plotësisht Madonën dhe ka gjetur ngrohtësi te një femër tjetër. Revista “People” i është referuar shtypit britanik, sipas të cilit regjisori anglez është dashuruar me Jemima Khan, trashëgimtarja që ka qenë ish-e dashura e aktorit Hug Grant. Çifti është parë në një festë në shtëpinë e vajzës së Rupert Murdok, Elizabeth, në fillim të muajit dhe më pas kanë qenë në një tjetër festë Krishtlindjesh së bashku me emra të tjerë të njohur. Pak kohë më parë, Riçi dhe Madona zyrtarizuan divorcin. Shtypi britanik njoftoi se regjisori nuk pranoi kërkesën e saj për të festuar Krishtlindjet me fëmijët në shtëpinë e tyre në Ualtshajër.
23 Dhjetor 2008