“Feel the difference” me “Ford Kuga”
Autovetura është 4x4, prodhimi më i fundit i “Ford”-it. Kjo makinë ka hyrë tashmë edhe në Shqipëri
“Feel the difference” është slogani i Fordit në Europë, që në shqip mund të përkthehet “Ndieje ndryshimin”. Asnjë makinë e Fordit nuk mund të jetë më shumë domethënëse ose pasqyrë e këtij slogani aq sa është “Ford Kuga”. Pa lënë asnjë mundësi për keqkuptime “Kuga” nuk ka asgjë të ngjashme me “Ford Cougar” përveç se emrit. “Ford Kuga” është 4x4 më i fundit i Fordit, që ka ardhur edhe në Shqipëri. Kjo autoveturë i përket shkollës “Kinetic Design”, e cila nxjerr linja makinash ndryshe nga ato standarde dhe serioze të bordit drejtues. Dizajni i saj krijon idenë e një makine në lëvizje, që të bën ta dëshirosh ta kesh tënden makinën. Blerësit e makinave e duan atë. Shpesh ata i blejnë makinat për shou, sesa për prakticitetin e tyre. “Kuga” e ka këtë veçori dhe të detyron që me pamjen e saj të mësosh më shumë mbi të, ose e thënë më shqip, të bën për vete që në pamjen e parë.
Veçoritë e “Kuga”-s
Përveç linjave “muskuloze”, autovetura të jep përshtypjen e një makine amerikane të viteve ‘50 me deflektorët e saj të ajrit nën pasqyra dhe nën fenerët e parë. Në pjesën e pasme porta e bagazhit mund të hapet e gjitha ose vetëm pjesa e xhamit. Pas kësaj porte ka një hapësirë bagazhi mëse dinjitoze për një fuoristradë. Mund të duket si çudi, por stilisti i makinave “Ford” për Europën, Martin Smith, thotë që “grupi i stiluesve është frymëzuar nga këpucët sportive dhe nga mjetet sportive për dizajnin e ‘Kuga’-s dhe, rezultati ka qenë pa dyshim një makinë me prezencë atletike”. Por gjëja kryesore që e ndan makinën 4x4 ”Kuga” nga të tjerat, përveç pamjes, është edhe kapaciteti i tyre “off-road”. Të jemi realistë, “Ford Kuga” është një “SUV” (Sport Utility Vehicle) me kapacitete të mjaftueshme “off-road”. E ndërtuar me një sistem 4x4, xhirot janë të përqendruara në gomat e para, por në raste të nevojshme 50 për qind e fuqisë motorike automatikisht kalon në gomat e pasme. Si fillim “Kuga” vjen me dy lloje motorësh 2-litërsh nafte manual dhe 2.5 benzine manual dhe automatik. Sigurisht që motori i naftës është shumë ekonomik me një konsum të kombinuar 6.4-litërsh në 100 km dhe motori i benzinës, megjithëse më i shpejtë, është më i etur në konsum.
Sistemi i drejtimit
“Kuga” është e dallueshme nga 4x4 e tjera në sajë të sistemit të saj të drejtimit. Kur provon një fuoristradë drejtuesi normalisht përgatitet për dy përfundime të mundshme: ose makina është shumë e rëndë dhe në terrene të vështira ju rrezikoni të nxirrni jashtë rruge gomën e parë nëse bëheni tepër entuziast, ose amortizimi i makinës është i fortë që ta mbajë makinën në balancë në kthesa të vështira. “Ford Kuga” është një 4x4 që i anashkalon këto mangësi. Ajo depërton me lehtësi në terrenin e vështirë pa prishur aspak konfortin e pasagjerëve të saj. Ka hapësirë të mjaftueshme për 5 persona dhe është e pajisur me sistemin inteligjent të mbrojtjes së Fordit, që monitoron gatishmërinë e sistemeve të tij të plota të airbag-ve, programin elektronik të stabilitetit (ESP), sistemin e kontrollit të fërkimit dhe ndihmën urgjente të frenave. Që të gjitha këto mundësojnë një siguri të nivelit shumë të lartë.
Opsionet inovative
“Kuga” vjen me standarde të reja si butoni “start/stop” për ndezjen dhe fikjen e motorit dhe sistemin “Easy fuel”, që e bën të pamundur depërtimin e karburantit të gabuar në serbator (më saktë nëse keni motor nafte, atëherë është e pamundur që gabimisht të hidhni benzinë në të dhe anasjelltas). Për të gjithë ata që janë të pasionuar pas risive dhe opsioneve shtesë, “Kuga” vjen me sallon lëkure, me navigator, tavan panoramik xhami, kamera për ecjet indietro e shumë veçori të tjera fakultative. Megjithëse konsumatori shqiptar është akoma shumë indiferent ndaj ambientit ku ai jeton, ia vlen të theksojmë se “Kuga” është makina me emetimin më të vogël të “CO2” (gazit karbonik) në klasin e saj me vetëm 169 g/km. Duke pasur parasysh suksesin që kanë pasur modelet 4x4 në përgjithësi, përfaqësues i Fordit në Shqipëri, “Albanian Motor Company”, nuk ka dyshim që edhe “Kuga” do zërë vendin e saj dhe do të jetë një zgjedhje shumë e përshtatshme për të gjithë ata që duan një “SUV” kompakt për në qytet dhe për një fundjavë të këndshme jashtë qytetit. Çmimi bazë i “Ford Kuga”-s është 26 500 euro.
Të dhëna për “Ford Kuga”
Vendi i Prodhimit: Gjermania
Çmimi: “Kuga Trend” – 26 500 euro; “Kuga Titanium” 30 100 euro
Motori: 2.0 Litërsh Nafte “Turbo-Diesel” me 4 cilindër, 136 KF.
Dimensionet: Gjatësia 443 mm, gjerësia pa pasqyra 1842 mm, lartësia 1710 mm
Pesha: 2130 Kg
“Kuga Trend” (baza) përfshin: ndezje pa çelës, ajër të kondicionuar, kompjuter udhëtimi, sediljet e përparme sportive, pasqyrat me ngrohje dhe sinjale, xhamat elektrike, drita mjegulle, airbag në formë perdesh, disqe çeliku, radio/CD, ABS, ESP.
23 Dhjetor 2008