Thaçi për planin 6-pikësh: “Nuk jemi të detyruar ta zbatojmë”
Dokumentet që do të implementohen në Kosovë: Kushtetuta dhe plani “Ahtisari”. Vizita e një delegacioni serb në Kosovë, me dijeninë e Prishtinës
Blerina Olldashi
Kërkesës së Serbisë, drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara për fillimin e zbatimit të planit 6-pikësh, i janë përgjigjur negativisht zyrtarët kosovarë. Sipas tyre, raporti i sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së nuk është i detyrueshëm. Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast deklaroi se dokumentet e vetme që do të implementohen në Kosovë janë Kushtetuta dhe plani i presidentit Ahtisari. Duke iu përgjigjur kërkesës së Serbisë drejtuar Kombeve të Bashkuara për fillimin e zbatimit të planit gjashtëpikësh, kryeministri Thaçi tha se raporti i Ban Ki Munit dallon nga deklarata presidenciale e miratuar në Këshillin e Sigurimit dhe si i tillë nuk është detyrues për institucionet e Kosovës që ta zbatojnë. “Në raportin e Këshillit të Sigurimit është i përfshirë edhe 6-pikëshi, edhe 4-pikëshi kosovar. Ai dokument nuk është detyrues, ndërsa në deklaratën presidenciale ka një mesazh të vullnetit të mirë dhe se institucionet e Republikës së Kosovës do të respektojnë vetëm Kushtetutën e vendit”, - tha Thaçi. Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se vizita e një delegacioni ministror i qeverisë së Serbisë që po realizohet në Kosovë është bërë me dijeninë e Prishtinës. Ai tha se institucionet vendore kanë qenë të njoftuara nga autoritetet ndërkombëtare për këtë vizitë. Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka dashur t’i komentojë çështjet që ndërlidhen me Serbinë, por ai tha pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Irlandës, Brian Couen, se Kosova po funksionon si shtet dhe po ndërton marrëdhënie bilaterale me shtetet e tjera, ku ndër to është edhe Irlanda, si një shtet mik i Kosovës. Në anën tjetër, kryeministri irlandez, Brian Couen, tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si në planin e pranisë civile e ushtarake ndërkombëtare, ashtu edhe në atë të ndihmave që qeveria e këtij vendi do t’i ndajë për Kosovën. Ai shprehu besimin e tij se pavarësisht raporteve të Kosovës dhe Serbisë, Kosova, në perspektivë, e ka vendin e vet në Bashkimin Europian si një shtet i pavarur.
Greqi, alarm për bombë në një avion rus
Pas një telefonate anonime për bombë, avioni i kompanisë ruse “Aeroflot”, që u nis nga Athina për në Moskë, u detyrua të kthehej mbrapsht. Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e aviacionit grek. “Një person i panjohur tha se një bombë ishte vendosur në avionin e “Aeroflot” të nisur nga Athina drejt Moskës”, - tha zyrtari i aviacionit serb për agjencinë e lajmeve “Rojters”. “I kërkuam pilotit të kthehej në Athinë për kontrollet e duhura të sigurisë. Avioni ishte afër kufirit me Turqinë në kohën kur mori urdhrin të kthehej mbrapsht. Nuk është bërë e ditur se sa pasagjerë kishte në bord dhe as detajet e tjera të situatës. Vetëm thuhet se avioni është kthyer drejt tokës greke sërish.
Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, një pako e dyshimtë është dërguar në Ambasadën Amerikane në Qipron greke. Pakoja kishte pudër e bardhë dhe i ishte dërguar përfaqësisë amerikane. Pakoja u është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga ekipet speciale.
HRW kritikon Athinën: “Nuk i mbroni fëmijët emigrantë”
Organizata “Human Rights Watch” ka kritikuar Greqinë për shkelje të detyrimeve themelore lidhur me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve emigrantë. Në një raport të publikuar nga kjo organizatë, Greqia është kritikuar për indiferencën e saj në mbrojtjen e emigrantëve të mitur dhe të pashoqëruar, të cilët shpesh bëhen viktima të abuzimeve të ndryshme në duart e policisë civile ose portuale. Raporti thekson se “një mijë fëmijë emigrantë të pashoqëruar, që kanë hyrë në Greqi në vitin 2008 pa prindërit ose pa mbrojtjen e një të rrituri, luftojnë për mbijetesë, pa asnjë ndihmë nga shteti”. Në raportin e titulluar “Të braktisur për të mbijetuar: refuzim sistematik i mbrojtjes së fëmijëve emigrantë të pashoqëruar në Greqi” shkruhet: “Të miturit, ndër të cilët vajza 10 vjeçe, mbahen rregullisht nga autoritetet greke në burgje bashkë me të burgosurit e rritur, gjë që rrit gamën e prekshmërisë së tyre”. HRW nënvizon se fëmijët shfrytëzohen dhe kryejnë punë të rrezikshme, lypin dhe banojnë në vende të ndyra ose në parqe.
23 Dhjetor 2008