E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat italiane në Minierën e Bulqizës

Mediat italiane kanë shkuar në minierën e Bulqizës, dhe janë interesuar për zhvillimin e grevës së urisë së 13 minatorëve.

“Raiuno” dhe “Raidue”, kanë sjellë ekip xhirimi për grevistët. Mediat italiane po kërkojnë një prononcim nga kryeministri Berisha në lidhje me situatën në minierën e Bulqizës.
 

Sot është dita e 14-të e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, të cilët kërkojnë largimin e administratorëve të firmës “ACR”, rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe uljen e moshës së pensionit.
13 minatorë të Bulqizës, po zhvillojnë grevën e tyre në nivelin e 14-të të minierës, në 1400 metra nën tokë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›