Eliza takohet me Bashen: Dua te promovoj Tiranen Luljeta Ndoka
Veshur ne te zeza, sharmante dhe duke pershendetur ne shqip, aktorja me fame hollivudiane Eliza Dushku ka shkelur ne zyren e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Me te hyre ne zyre, Dushku nuk ka mundur ta fshehe befasine qe kishte perjetuar jo vetem nga atmosfera qe e shoqeroi pergjate gjithe kohes, por edhe nga energjite qe gjeti ne Tirane. Ajo eshte njohu me disa nga programet kryesore per zhvillimin e Tiranes, ndersa Basha eshte shprehur se do ta propozoje ne keshill Bashkiak jo vetem per t'i dhene titullin "Qytetare nderi e Tiranes", por edhe per te qene ambasadore e kryeqytetit tone neper bote.
Takimi
"Pershendetje" ka qene fjala e pare e thene ne shqip, e aktores me origjine nga Korca, teksa ka hyre ne zyren kryebashkiakut te Tiranes, Lulzim Basha. Ky i fundit, ne shenje vleresimi dhe nderimi i ka dhuruar aktores Kullen e Sahatit te Tiranes, simboliken e qytetit. Gjithashtu, ai i beri te ditur te ftuares se nderit se do t'i propozoje Keshillit Bashkiak per t'i dhene titullin "Qytetare Nderi e Tiranes" dhe emerimin si "Ambasadore Nderi e Tiranes ne Bote". "Jam e nderuar dhe e privilegjuar", eshte shprehur me entuziazem aktorja e nje sere filmash me aktore te tjere te medhenj ne Hollivud. Eliza Dushku i tha Bashes se ishte e befasuar nga energjia qe kishte pare ne Tirane si dhe u interesua me tej per planet dhe projektet qe ka Bashkia. Basha e informoi aktoren e njohur per programin qe ai ka per ta bere Tiranen nje qytet me te mire per te gjithe. Kryetari i Bashkise e njohu me planet per permiresimin e cilesise se jetes, per krijimin e hapesirave te gjelbra, ndertimin e me shume shkollave, si dhe per perpjekjet per ta bere Tiranen nje destinacionin terheqes per turizmin dhe biznesin.
Vizitat
Me tej, kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha e shoqeroi aktoren e cila nuk e ka mohuar per asnje cast origjinen e saj shqiptare dhe atdhedashurine, ne viziten qe ajo beri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranes. "Une jam shume i lumtur qe Eliza ndodhet sot ne Tirane dhe besoj se flas edhe ne emer te gjithe qytetareve te Tiranes, qe e kemi pritur kete vizite me shume kenaqesi. Te gjithe jemi entuziaste per viziten e saj. Pavaresisht qe do sherbeje per ta vendosur Tiranen fillimisht ne harten turistike te botes. Kam pasur nderin t'i propozoj sot dhe kenaqesine qe ajo pranoi, te jete ambasadore nderi e Tiranes ne bote e ngarkuar per artet, kulturen dhe turizmin", u shpreh Basha menjehere pas takimit me aktoren. Ndersa aktorja ka bere dhe njehere me dije projektin e saj per te promovuar ne bote turizmin shqiptar. "Shqiperia eshte vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranen dhe njerezit ketu jane shume te mire. Do filloj turin nga Korca per te promovuar turizmin shqiptar me ane te nje dokumentari", shtoi aktorja. Eliza theksoi se ne keto ore qendrimi ne Tirane ka takuar mjaft njerez, madje ka qene dhe ne klube nate. "Me beri pershtypje sesa njerez te sjellshem dhe te bukur ka ketu", eshte shprehur ajo.
Elida Dushku: "Basha kryebashkiaku i duhur per Tiranen"
Aktorja u shpreh menjehere pas takimit me kryetarin e Bashkise Lulzim Basha, se ai eshte kryebashkiaku i duhur per Tiranen. "Kam besim se ky kryetar Bashkie eshte i ndershem dhe do realizoje cfare ka premtuar dhe une do te bej te pamunduren ta ndihmoj per cfare i kam premtuar, qe te promovoj Tiranen kudo", deklaroi ajo. Aktorja Eliza Dushku ka lene pas angazhimet kinematografike ne Hollivud dhe eshte rikthyer ne Shqiperi, ne vendin e te pareve te saj, por kesaj here me nje mision. Per 10 dite me radhe, e shoqeruar nga nje grup xhirimi amerikan, aktorja 31-vjecare do te udhetoje neper Shqiperi per te dokumentuar bukurite dhe vlerat e vendit te origjines qe e permend me krenari sa here qe i jepet rasti. Bashke me Elizen ne realizimin e dokumentarit per Shqiperine do te kontribuojne dhe artiste te tjere me fame boterore si soprano Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani. Eliza u lind me 30 dhjetor 1980 ne Boston. Babai i saj eshte shqiptar nga Korca, ndersa nena daneze.