Xhemal Gjunkshi merr sot detyrën e SHPFA-së
Xhemal Gjunkshi do të marrë sot detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ceremonia e marrjes së detyrës së SHPFA-së, do të zhvillohet sot në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes në praninë e ministrit Arben Imami.
Detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e ka mbajtur gjeneral major, Maksim Malaj të cilit i përfundoi mandati më 28 korrik.
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do t`i japë flamurin e Shtabit të Përgjithshëm, shefit të ri.