E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Ja perse jemi gati te bashkepunojme me PS



Ndryshimet ne Kushtetute te propozuara nga Partia Socialiste jane te motivuara nga interesat personale te Edi Rames, pas disfates se tij ne zgjedhjet e tete majit. Keshtu i komenton Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, ofertat me te fundit te ardhura nga selia roze, per nderhyrje ne ligjin themeltar te shtetit. Sipas tij, ish-kreu i Bashkise se Tiranes duhet te merrte pergjegjesine e humbjes dhe te rikthente standardet demokratike ne Partine Socialiste. "Edi Rama, kur pa qe gjithe ajo cfare beri i plasi si nje tullumbace ne dore eshte rikthyer serish tek e njejta teme. Politikanet e pergjegjshem, ne nje rast te tille, nje kryetar partie, me e pakta qe do te bente eshte te jepte doreheqjen. Nuk mund te ndryshohet Kushtetuta, sipas orekseve personale dhe ambicies personale per pushtet te Edi Rames", tha Rama. Nga ana tjeter, Sekretari i Pergjithshem i LSI-se deklaron se Partia Socialiste duhet te reformohet dhe me pas mund te flitet per bashkepunim. "Ajo cfare duhet te beje PS-ja, eshte te nxjerre pergjegjesi prej gjithckaje qe perben tashme negativitetin e qendrimeve politike te PS. Te rregulloje vetveten. Te riktheje standardet demokratike brenda hapesirave te veta dhe pastaj te kete te drejten qe te kerkoje partneritet dhe bashkepunim per sfidat e medha. Ne thelb e gjitha kjo eshte nje hipokrizi pa cak", tha dje Rama. Nga ana tjeter, ai shprehet se LSI-ja eshte gati te bashkepunoje me PS per reformen zgjedhore, si nje kerkese e nderkombetare dhe pike kryesore ne axhenden e politikes. "Rama thekson se LSI-ja eshte e gatshme te bashkepunoje me Partine Socialiste per reformen zgjedhore. "Ne jemi te gatshem te bashkepunojme me PS qe neser, per reformen zgjedhore. Reforma eshte prioriteti i prioriteteve per agjenden politike te vendit. Ajo eshte ceshtja me sensitive per te cilen edhe partneret nderkombetare jane te angazhuar dhe na kane terhequr vemendjen per te bashkepunuar ne realizimin e saj. Nese PS do bashkepunim, le te vije ta demonstroje kete bashkepunim si hap te pare te reformes", thote Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›