Elsa Lila: Dua te shoh voten time por s'kam votuar me 28 qershor
Deklarata paradoksale ka bere mbreme kengetarja Elsa Lila duke pohuar se as qe ka votuar ne zgjedhjet e 28 qershorit por gjithsesi mbronte tezen e njohur "Dua te shoh voten time". Duke folur ne emisionin "Ora e intervistes" te gazetarit Alfred Peza ne Ora News, Elsa Lila eshte ndalur gjate ne shkaqet qe e cuan ate te futej ne greven e urise dhe te ishte ajo, e ngujuara e 203-te e opozites shqiptare. Lila tha se ishte futur ne ngujim nen moton e kreut socialist Rama, "Dua te shikoj voten time", por menjehere me pas pohoi faktin se "une nuk kam votuar ne zgjedhjet e 28 qershorit".