E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhons: Greva e urise dhe bojkoti, shume te demshme per te ardhmen e Shqiperise

UASHINGTON - Greva e urise dhe bojkoti, jane shume te demshme per perspektiven e Shqiperise. Deklarata e z.Xhons, u be te Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Uashington e cila zhvilloi dje nje konference mbi Ballkanin dhe sfidat e tij ne rrugen e integrimit evropian. Pjesemarresit ne konference theksuan perparimin e bere deri tani nga vendet e rajonit, por vune ne pah gjithashtu edhe sfidat me te cilat perballen ato, mes tyre edhe Shqiperia dhe Kosova. Duke folur per mosmarreveshjet e fundit politike ne Shqiperi, zevendesndihmes sekretari i shtetit per ceshtjet e Evropes dhe Euroazise, Stuart Xhons, tha se ato jane te demshme per integrimin evropian te vendit. "Tani po shohim mosmarreveshje serioze politike ne Shqiperi. Greva e urise, bojkoti, mendoj se jane shume te demshme per perspektiven e Shqiperise ne integrimin evropian. Por faji nuk mund t'i vihet askujt pervecse vete shqiptareve", - ka theksuar z.Xhons.
Ne konference ka folur dhe analisti i njohur Janush Bugajski, Drejtor i Projektit per Demokracite e Reja Evropiane ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare. Ai tha se gjendja ne Shqiperi eshte serioze kur behet fjale per polarizim dhe kur parlamenti nuk arrin te funksionoje. "Ky eshte nje ngerc qe nuk lejon miratimin e ligjeve te rendesishme, reformave te rendesishme dhe t'i tregoje Bashkimit Evropian se vendi eshte i bashkuar te pakten per sa u perket parimeve baze".
Protestat, - tha z. Bugajski, jane te paparashikueshme dhe nuk dihet rezultati i tyre. Ajo qe mund te jete me e rrezikshme, thote ai, eshte paralizimi i mundesise per qeverisje.
Por nese palet ne Shqiperi nuk arrijne t'i zgjidhin vete mosmarreveshjet e tyre, cfare roli mund te luaje komuniteti nderkombetar? "Zgjidhja duhet te vije nga shqiptaret por mund te ndermjetesohet nga jashte. Dhe ketu mendoj se Shtetet e Bashkuara mund te luajne nje rol te rendesishem dhe pozitiv", - theksoi z.Bugajski.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›