Xhafaj: Garanci për hapjen e kutive
11/05/2010 Grevistët deklarojnë se nuk tërhiqen nga nisma e tyre. Ja kushtet për qeverinë
“Transparencë e pakushtëzuar përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit”
Greva e urisë e deputetëve të Partisë Socialiste dhe qytetarëve mbështetës të tyre do të ndalet vetëm kur të garantohet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky është qëndrimi i fundit i grevistët, të cilët në një deklaratë për shtyp bënë me dije një fakt të tillë. Ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet, ata u shprehën të vendosur për të mos e ndërprerë këtë sakrificë sublime.
Deklarata
Deputeti i PS-së, njëkohësisht një prej grevistëve të urisë, Fatmir Xhafaj përmes një deklarate për shtyp sqaroi jo vetëm arsyet që çuan në ndërmarrjen e një nisme të tillë, por nga ana tjetër i mëshoi me forcë arsyes që do të sjellë dhe ndërprerjen e saj, e kjo është pikërisht angazhimi maksimal i palëve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Transparencë e pakushtëzuar përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 duke nisur nga kutitë. Transparencë në funksionimin e Kuvendit, me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë, përfaqësimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit për miratimin e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë”, - vuri në dukje Xhafaj, duke radhitur në këtë mënyrë kushtet për mazhorancën qeverisëse. Po në këtë linjë, ai kërkoi “transparencën e shifrave të ekonomisë, transparencë në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura, si dhe transparencë mbi hetimin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi”. Sipas deputetit socialist, arsyet që sollën një nismë të tillë lidhen pikërisht me shqetësimin për krizën e gjithanshme që ka përfshirë vendin, por dhe me dështimet e qeverisë “Berisha”, të reflektuara këto në dështimin për përmbushjen e standardeve për marrjen e vizave.
Greva
Gjendja e grevistëve, të cilët kanë hyrë në ditën e njëmbëdhjetë të saj, paraqitet mjaft e rënduar. Janë mjekët dhe infermierët që asistojnë pa ndërprerje grevistët e vendosur në çadrat përpara godinës së Kryeministrisë ata që konfirmojnë një situatë të tillë. Ndërkohë, edhe pse kanë shfaqur komplikacione të ndryshme, transportimi i grevistëve për në spital për trajtime të mëtejshme shëndetësore ka qenë i vështirë. Kjo për shkak se nuk pranojnë ndërprerjen e grevës së urisë. E njëjta situatë u shfaq edhe gjatë ditës së djeshme, kur deputeti socialist Besnik Baraj, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk pranoi të largohej nga tenda. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë të PS-së, të cilët e detyruan socialistin Baraj që të linte grevën e urisë. Deri tani janë 20 grevistë që kanë ndërprerë grevën e urisë.
Dita e tretë
Klodiana Spahiu, deputete e qarkut të Durrësit
Dita e pestë
Ramazan Ceka, nga Elbasani
Romeo Sina, nga Vlora
Dita e gjashtë
Demo Muhaj, nga Tirana
Dita e shtatë
Niko Gora, nga Korça
Edmond Prifti, nga Patosi
Salarjon Tota, nga Fier
Dita e tetë
Isa Arapi, nga Vlora
Bledar Meço, nga Fieri
Klodian Rira, nga Përrenjasi
Arbër Begaj, nga Tirana
Alfred Davidhi, nga Fieri
Dita e nëntë
Elisa Spiropali, kryetare e FRESSH-it
Kujdesim Basha, nga Kukësi
Dita e dhjetë
Sajmir Gura, nga Shkodra
Lekë Njemza, nga Tirana
Ilirian Meziri, nga Burreli
Besnik Baraj, deputet i qarkut të Tiranës
Andi Hajdari, nga Tirana