"Reporteret pa Kufij", akuza Rames
Organizata nderkombetare prestigjioze per lirine e mediave, "Reporteret pa Kufij" protestoi dje ndaj ndalimit te dhunshem qe Partia Socialiste i ben Radio Televizionit Shqiptar per te percjelle greven e urise. "Sjellja e Partise Socialiste eshte befasuese dhe e papranueshme. Asgje nuk mund te justifikoje keto lloj kufizimesh. Nese, sikur edhe organizatoret thone, kjo eshte nje aksion proteste paqesore, nuk ka arsye per militantet qe te sulmojne median, edhe kur nuk e pelqejne ate", thuhet ne deklaraten e Reportereve pa Kufinj. "Nese nje grup militantesh, ose kushdo tjeter qe nuk ka lidhje me partine sulmon nje ekip Televizioni ose nje gazetar, eshte detyre e policise dhe e gjykates te nderhyjne dhe te marrin te gjitha masat kundrejt atyre qe jane pergjegjes per abuzimet, deklaroi organizata mbareboterore e lirise se shtypit, duke i bere thirrje organizatoreve te ketyre demonstratave te ndermarrin publikisht pergjegjesine per te garantuar aksesin e lire te te gjitha mediave. Reporteret pa Kufinj protestuan sot kunder ndalimit te dhunshem nga lidershipi i Partise Socialiste, duke mos lejuar Radio Televizionin publik per te percjelle ne ekran greven e urise ne Bulevardin deshmoret e Kombit te disa deputeteve te tyre qe pretendojne per manipulim me votat. Me 4 maj nje ekip i RTSH shkoi ne vendin e greves, por u urdheruan nga zedhenesja e Partise Socialiste qe te largoheshin nga aty per te ruajtur veten. Kur gazetaret refuzuan te largohen dhe vazhduan punen e tyre, truprojat e partise nderhyne dhe i shtyne me force. Protesta e bere nga Drejtori i RTSH, Artur Kopani nuk mori vemendje serioze nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.
Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Ymeraj e kontaktuar ne telefon nga "Reporteret pa Kufij" e justifikoi kete qendrim per arsye sigurie. "Megjithese ne e vleresojme interesin ne sigurine e gazetareve qe eshte shprehur nga drejtuesit e demonstrates, kjo konsiderate nuk mund te perdoret si nje justifikim per t'i refuzuar nje kanali televiziv transparencen e kesaj ngjarje. Siguria e gazetareve ne rruget publike, sikurse dhe kudo tjeter nuk eshte pergjegjesi e Partise Socialiste por e policise. Nese, sikur edhe organizatoret thone, kjo eshte nje aksion proteste paqesore, nuk ka arsye per militantet qe te sulmojne median, edhe kur nuk e pelqejne ate. Nese pavaresia e RTSH mund te legjitimohet qe eshte ne pikepyetje, kjo gje ne asnje menyre nuk justifikon ndalimin e tyre per te punuar lirisht ne rruget e kryeqytetit", deklaron organizata. Ne i bejme thirrje organizatoreve te ketyre demonstratave te ndermarrin publikisht pergjegjesine per te garantuar aksesin e lire te te gjitha mediave. Policet qe jane pergjegjes per te mbuluar ngjarjet duhet te jene ne gjendje qe te ofrojne mbrojtje te mjaftueshme per median nese del e nevojshme, perfundon deklaraten e tyre organizata prestigjioze "Reporteret pa Kufij".