PD: Rama kerkon te permbyse shtetin me dhune Rozeta Rapushi
Partia Demokratike refuzoi dje publikisht, gjashte kerkesat e opozites per t'i dhene fund greves se urise dhe protestave. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha dje se mazhoranca ben propozime serioze, ne nje kohe kur opozita dhe selia roze nxjerr pretekste, ne menyre qe te mbaje gjalle apo ushqeje me oksigjen nje kauze qe nuk ekziston. "Duhet ta kemi te qarte te gjithe, qe gjithe kjo vorbull e krijuar keto muaj, nuk ka lidhje. Po ashtu dhe greva e urise qe po zhvillohet ne bulevard nuk ka lidhje me transparencen, por eshte pjese e axhendes politike personale te zotit Rama, i cili humbjen e tij po e perjeton sikur Shqiperia te kishte dale nga nje lufte civile ne 28 qershor dhe jo nga nje proces normal e transparent", iu kunderpergjigj Patozi, gjashte kerkesave te opozites per te dale nga greva, mes te cilave transparenca e zgjedhjeve duke hapur kutite, zbardhja e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, zgjedhja e anetareve te gjykatave ne menyre transparente etj. Sipas Patozit, "Rama po kerkon qe me mjete radikale te arrije ate qe nuk arriti dot me zgjedhje te lira dhe te ndershme. Une jam i detyruar qe t'i drejtohem atij, se ky eshte nje mision i pamundur". Nga ana tjeter, ai pershendeti dje deklaraten e sekretarit te Pergjithshem te Partise Socialiste Evropiane, Filip Korderi, qe sipas Patozit, ben thirrje per t'i dhene nje zgjidhje te shpejte ngercit politik te krijuar ne Shqiperi, pas greves absurde te urise, te ideuar dhe udhehequr nga Edi Rama. "E siguroj Partine Socialiste Evropiane, se mazhoranca jone eshte e gatshme ta zbatoje menjehere propozimin e nisjes ne parlament te dialogut me opoziten, qe te realizoje bashkerisht me te reformat, per te cilat ka nevoje jetike vendi. Ne jemi plotesisht dakord qe te ecim perpara me reformen qe do t'i paraprinte zgjedhjeve te ardhshme ne vend dhe transparences se plote te tyre", theksoi Patozi. Ai renditi edhe njehere te gjitha ofertat qe mazhoranca i ka bere dhe po i ben prej kohesh kreut te opozites Rama si bashkekryesimin dhe vendimmarrjen konsensuale te komisionit parlamentar, qe do te ngrihet per reformen zgjedhore. "Me duhet te bej te qarte, gjithashtu, se ne i kemi kerkuar zotit Rama dhe partise se tij qe te hartojne te gjitha amendamentet qe deshirojne per kodin e ri elektoral, ne driten e sugjerimeve te raportit te OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet e fundit te Shqiperi. Le t'i dergoje ato per nje vleresim ne Komisionin e Venecias apo ne institucionet me te specializuara ne bote per vezhgimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, dhe ne nuk kemi asnje problem qe t'i votojme ato pa asnje ndryshim", theksoi ai. Ne kete menyre, Patozi ne emer te PD-se dhe mazhorances i refuzoi kerkesat e bera publike nga Fatmir Xhafa, dy dite me pare nga ambientet e greves se urise.