Te rinjte gjurmojne grine

Periferite e kryeqytetit hapesira te keqperdorura. Si e shohin arkitekturen ne keto zona studentet e Arkitektures dhe te Urbanistikes
Te mendosh para se te shkrepesh aparatin fotografik dhe ne pak kohe ta kompozosh ne mendje. Kjo eshte nga mesimet me te vyera qe Elsida Hysenaj studente e vitit V ne Arkitekture mori ne kursin intensiv Per fotografine e arkitektures dhe peizazhit nen drejtimin e Michele Ceras dhe ne shkollen verore nen udheheqjen e Massimo Sordit lektor ne Fakultetin e Arkitektures Aldo Rossi.
Kursi dhe shkolla verore jane pjese e projektit Bashkepunimi nderuniversitar-shqiptar perspektiva te reja per profesioniste te rinj te se ardhmes qe u zhvillua per 6 muaj ne Tirane. U angazhuan 45 studente te Arkitektures dhe Urbanistikes te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit ne Tirane FIN dhe Universitetit Politeknik te Barit qe u trajnuan dhe me tej fotografuan ne pese zona periferike te Tiranes Stacioni i Trenit Fusha e Aviacionit Kombinati Lagjja Ali Demi dhe te Stadiumi Dinamo.
Nje pjese e fotove prezantohen ne ekspoziten Tirana Fields e hapur deri neser ora 9.00-13.00 dhe 17.00 deri me 19.00 ne Muzeun Historik Kombetar.
Po ku jane ndalur te rinjte
Elsida studentja qe informon vizitoret ne ekspozite eshte shqetesuar per hapesirat e medha dhe te gjelbra objektet e uleta nje shtepi e re njekateshe dhe nje kapanon i vjeter qe sot ka funksionin e nje magazine.
Marredhenien e arkitektures se vjeter me te rene ne kryeqytet e sheh ne fokus edhe te fotografive te Adjona Lumanit kabina e vjeter elektrike nje banese e braktisur dhe tutje ne sfond jane pallatet e reja shumekateshe. Ne kete rast ka me teper rendesi fotografimi i ketyre ndertesave te vogla ne dy dimensione jo i gjithe objektit ne volumin e tij dhe marredhenia qe krijon me objektet e tjera.
Studente te tjere vene ne fokus hapesira te dhunuara te pushtuara te privatizuara.
Ne fotografite e realizuara nga Alba ako shihen hyrjet e tri pallateve parafabrikate dhe hapesira e perbashket e sheshit para pallatit te tri te ndryshem nga njeri-tjetri. Parmaket prej hekuri te shkalleve jane shumengjyresh. Katet e para jane kthyer ne hapesira private. Bodrumet jane te mbyllura dhe nuk eshte cudi qe dikush edhe te parkoje automjetin motorin e tij.
Te pallatet parafabrikate te Anisa Llojes vihet re edhe nje lloj grotesku. Njeri nga sheshet perpara ka pamjen e nje parku te kendshem tjetri eshte hapesire e gjelberuar dhe i fundit eshte hapesire betoni e zbrazet.
Qetesine dhe clodhjen qe ofron parku e prish shpejt imazhi perballe i hyrjeve te braktisura muret me lageshtire grila te mbyllura.
Ja cfare pershtypjeje i krijojne vete Anises qyteti i saj dhe zona qe ka fotografuar Tirana e Re Ne 20 vitet e fundit qyteti i Tiranes ka njohur nje zhvillim urbanistik mjaft kaotik. Pavaresisht kesaj eshte akoma e mundur te gjenden disa ishuj ku rrjedha e kohes ka lene me pak gjurme.
Zona ku ka me pak levizje me pak zhurme e ku krijohet pershtypja se banojne me pak njerez . do gje duket se ecen me nje ritem me te ngadalte. Ne keto vende une ndaloj e verej fasadat e godinave.
Muret qe mbajne larg meje kete jete qe duket te jete normale per banoret e zones por qe eshte mjaft e panjohur dhe e larget per mua. Mure per te cilat jane kujdesur pak shume me pak nga cjane kujdesur per banesat e tyre ku ndoshta ritmi i jetes eshte ai qe njoh edhe une. Ajo qe ata quajne shtepi per mua duket si nje rikthim ne nje kohe qe nuk e kam jetuar.
Vijon imazhi i Tiranes gri edhe ne fotografite e njerit prej studenteve te Universitetit te Barit Enrico Camard. Banesa te uleta ne ndertim e siper me materiale inerte dhe mbeturina pellgje uji aneperqark.
Saimira Mitrushi paraqet nje vile akull te re te mbuluar me mbishkrime te rinjsh te cilet inkurajojne skuadren e zemres te futbollit apo levdojne idhujt e tyre te spektaklit.
Gjate nje vizite ne ekspozite shikuesi perballet me te tjera fotografi ku hapesira e perbashket prapa pallateve i ngjan nje koshi te madh mbeturinash.
Shpesh me te vrenjtura se keto hapesira duken portretet e njerezve qe e jetojne kaosin urban. Mjafton te shohesh tri fotografite e Kleard Beqajt nje grua me floke te zbardhura qe e lodhur pret nisjen e trenit nje burre me fytyre te vrerosur qe nuk dihet nese pret me te ndodhe dicka dhe te nje tjetri te veshur keq i paqethur e i parruar qe ndryshe nga dy te tjeret i qesh objektivit pa e kuptuar as vete perse.
Fotografite e Areta Mocos te fusin ne tjeter gjendje emocionale.
Nje grua dhe nje i ri qe sherbejne ne lokal sic duket ne rolin e banakieres dhe kamerierit duken te mberthyer brenda nje jete te ploget. Studente ne Bari per te kane qene e rendesishme qe nepermjet ketyre portreteve te hyje ne boten e tyre dhe te kuptoje rolin qe keta njerez kane ne komunitetin ku jetojne. Qellimi i saj ishte te hynte brenda lagjeve te Tiranes dhe te pershkruante jeten e njerezve ne aktivitetin e cdo dite.
Kur del nga Muzeu Historik Kombetar dhe e le pas kraheve ekspoziten syri kerkon clodhje ne nje ambient me te rregullt me me forme. Por perpara sheshit Skenderbe realiteti duket edhe me i vrazhde.