E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specializimet në mjekësi, padi penale në Prokurorinë e Tiranës

13/01/2011  Studentët denoncojnë mbivendosjen e emrave në listat e masterave për kirurg

TIRANE-Studentët fitues që s’kanë gjetur emrat e tyre në listën e specializimeve të Fakultetit të Mjekësisë, i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës ku kanë depozituar një kallëzim penal kundër drejtuesve të departamentit të kirurgjisë. Njëri nga studentët Erjon Stojku që dorëzoi kallëzimin penal në sekretarinë e akuzës kryeqytetase, pretendon se ai dhe shumë studentë të tjerë fitues të specialitetit të kirurgjisë së përgjithshme janë përjashtuar nga lista duke u zëvendësuar me emra të tjerë. Gjatë ditës së djeshme disa nga studentët që u është hequr e drejta e specializimit kanë qenë të pranishëm në Prokurorinë e Tiranës, ku i kanë kërkuar kësaj të fundit të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar skandalin e konkursit të specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Ata kanë kërkuar që përgjegjësit të japin llogari ligjore, ose në rast të kundërt ata do ndërmarrin masa ekstreme, duke u futur në grevë urie. Në një kohë kur studentët kërkojnë hetimin e drejtuesve të departamentit të kirurgjisë dhe zbatimin e rregullores së caktimit të fituesve të këtij specialiteti, drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë ia kanë vënë fajin pikërisht kësaj rregullore, e cila sipas tyre ka sjellë këtë problematikë. Dekani Alfred Priftanji duke përjashtuar abuzimet e mjekeve me konkursin ka pohuar se rregullorja ka qenë e paqartë. Edhe pse në mes të konkurseve janë bërë rregullime të saj. Thuajse të gjithë departamentet e mjekësisë janë akuzuar për shitje të tezës apo blerje mijëra euro të specialitet. Por publikisht mjekët nuk pranojnë akuzat. Specializimet e mjekësisë janë rikthyer pas dy vjetësh. Mes kandidatëve kanë qenë edhe fëmijë mjekësh, të cilët më së shumti kanë dalë fitues. Burime jo zyrtare brenda qendrës spitalore tregojnë se rasti më flagrant ka qenë i një konkurrenti në departamentin e onkologjisë aty ku është mjeke nëna e tij. Ai jo vetëm është shpallur fitues, por ka marrë pikë më shumë se sa e përcakton rregullorja e hartuar nga drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë.

Në një kohë kur studentët kërkojnë hetimin e drejtuesve të departamentit të kirurgjisë dhe zbatimin e rregullores së caktimit të fituesve të këtij specialiteti, drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë ia kanë vënë fajin pikërisht kësaj rregulloreje, e cila sipas tyre ka sjellë këtë problematikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›